Kanë mbaruar katër ndeshjet e dyta të grupit A, ku Franca ka siguruar kualifikimin për në fazën e 1/8-tave.
“Gjelat” fituan me rezultatin 2-0 ndaj Shqipërisë, që u ndëshkuam në minutat e fundit të ndeshjes, duke pësuar dy gola, të cilët nuk pasqyrojnë atë cka djemtë kuqezi dhuruan në fushën e lojës.
Një humbje që djeg, por loja e mirë dhe spektakli që tifozat kuqezi dhuruan në shkallët e stadiumit “Velodrome” të Marsejës janë ngushëllimi i vetëm në këtë mbrëmje.
Një 90-minutësh shumë pozitiv për djemtë e De Biasit të cilët dominuan me raste ku disa herë Lloris dhe shtylla i mohoi golin kuqezinjve.
Franca arriti që të zgjohej në minutat e fundit të ndeshjes duke shënuar me anë të Greizman dhe Payet që i dhënë tre pikë ekipit të Deshamp që hedh siguron kualifikimin për në fazën tjetër.
Ndërsa për kuqezinjtë shpresa vazhdon duke qene se kemi dhe një ndeshjes kundër Rumanisë, e cila në rast fitoreje mund të rrisë shanset për të kaluar si vendi i tretë më i mirë.
Në ndeshjen tjetër mes Zvicrës dhe Rumanisë të dyja ekipet ndanë nga një pikë duke barazuar me rezultatin 1-1.
Një barazim që i shkon përshtat zvicerianëve të cilët pas Francës, janë një hap larg kualifikimit, duke qene se kanë katër pikë të grumbulluara.Ndërsa Rumania ka një pikë.
Klasifikimi i Grupit A.