Qyteti i Marsejës sot është ngjyrosur kuq e zi nga mijëra tifozëve shqiptarë të cilët kanë shkuar atje të mbështesin kombëtaren. Tifozët e kombëtares sonë ashtu si dhe në ndeshjen me Zvicrën nuk kanë zhgënjyer.
Kur kanë mbetur vetëm pak orë nga përballja, Francë – Shqipëri në stadiumin Velodrome emocionet sa vijnë e shtohen dhe atmosfera elektrizuese sa vjen e bëhet edhe më e pranishme.
Thirrjet “O sa mirë me qenë shqiptar!” apo këngët ‘Xhamadani vija vija” dhe shumë këngë të tjera patriotike dëgjohen në të gjithë rrugët e Marsejës.
Fantastike dhe emocionuese është dhe shpalosja e flamurit gjigand shqiptar. Flamuri u shpalosin në një plazh të Marsejës.
Ky flamur, vepër e disa dibranëve që morën nismën kanë qëllim të hyjnë në rekordin “Guinness” pasi është 3 herë më i madh se flamuri i cili u hap në ‘Qemal Stafa’ në vitin 2005 kundër Ukrainës. Flamuri nuk u hap në stadiumin“Velodrome”, pasi është më i madh se tribuna.
Përmasa e Flamurit janë 11.00 m2, 150 metra i gjatë dhe 70 metra i gjerë dhe përllogaritet se ka kushtuar rreth 15 mijë euro, raporton Oranews. Tifozët kanë marrë lejen për paraqitjen e tij nga shteti francez. Të angazhuar në shpalosjen e flamurit ishin mbi 500 persona.
Duket vetëm lecke e kuqe
Nuk eshte flamur, jane shirita te kuq
Ti enter nuk njeh flamur se as shqiptaret e as greket nuk te duan! Ke ngele si romet, endacak pa shtet. Edhe greket si rom duken por te pakten ata e kane nje bicim shteti…. ashtu i falimentuar por hajt, po ja u quajme.
Nuk paskin bere gje. Rripa bezeje te kuq te cilat do i cojne perseri ne dyqan per ti shitur.