Ja sa kuotohet fitorja e Shqipërisë përballë Francës

15 Qershor 2016, 13:24Sport TEMA

Shanset që kombëtarja shqiptare të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e sotme përballë Francës, që do të luhet në Marsejë janë të pakta.

Për kompanitë e basteve, Franca është super favorite, për të marrë fitoren përballë kuqezinjve. Një nga kompanitë më të mëdha në botë si “Bwin” fitoren e Francës e kuoton me 1.25, ndërsa barazimin me koeficentin 6.00.

Ndërsa fitorja e Shqipërisë ka një koeficenet mjaft të lartë 16.00. Pra shanset e djemve kuqezi janë të pakta sipas kësaj kompanie.

Gjithsesi cdo gjë do ta tregojë fusha e lojës, e cila do të përcaktojë rezultatin final të kësaj përballje ku në dy ndeshjet e fundit Shqipëria ka marrë rezultate pozitive përballë “Gjelave”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje