KLASIFIKIMI/ Përmbledhja e ndeshjeve të grupit F

14 Qershor 2016, 23:16Sport TEMA

Kanë mbaruar dhe katër ndeshjet e para të Grupit F, ku bëjnë pjesë Portugalia, Islanda, Hungaria dhe Austria.

Surpriza e parë në këtë grup ishte fitorja që Hungaria mori përballë Austrisë e cila ishte favorite për të triumfuar përballë hungarezëve, por që nuk ia dolën dot duke u mundur me rezultatin e pastër 2-0.

Autorët e golave për Hungarinë ishin Szalai dhe Stieber të cilët i dhanë tre pikë mjaft të rëndësishme kombëtares së tyre.

Një fitore që e ngjit Hungarinë të vetme në krye të klasifikimit, ndërsa Austria renditet e fundit me zero pikë.

Ndërsa në sfidën e dyte Islanda arriti që të surprizonte Portugalinë duke e ndalur në barazimin 1-1.

Një debutim mjaft i mirë për Islandën përballë pretendeteve të grupit të cilët zhvilluan një lojë mjaft të dobët, dhe pse pjesë të tyre kanë një nga lojtarët më të mirë në botë si Kristiano Ronaldo.

Klasifikimi i Grupit F

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje