Mbyllet ndeshja e grupit F, Portugali-Islandë me rezultatin 1-1. Të gjitha rastet dhe golat me VIDEO

14 Qershor 2016, 22:51Sport TEMA

Portugali-Islandë do të jetë ndeshja e dytë në grupin F, që do të zhvillohet në stadiumin e “Saint Etienne”.

Portugezët janë dukshëm favoritë për të marrë tre pikë në këtë sfidë përballë Islandës, që ka një ekip më të dobët se portugezët, të cilët kanë në gjirin e tyre një prej lojtarëve më të mirë në botë, Kristiano Ronaldon.

Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me VIDEO rastet më të mira të kësaj ndeshje.

Formacionet Zyrtare.

Portugalia: Rui Patricio; Vieirinha, Pepe, Carvalho, Guerreiro; Danilo, João Mário, Moutinho, Gomes; Nani; Cristiano Ronaldo.

Islanda: Halldorsson – Sævarsson, R. Sigurdsson, Gudmundsson, Bjarnason, Sigthorsson, G. Sigurdsson, Arnason, Bodvarsson, Gunnarsson, Skulason.

Perfundon me rezulatin 1-1 ndeshja mes Portugalise dhe Islandes

Minuta 85′, Rast mjat i mirë për Kristiano Ronaldon i cili vetëm përballë portierit nuk godet saktë me kokë

Minuta 81′, Rrezikon Portugalia me anë të një goditje këndi por topi i goditur nga Pepe përfundon mbi tranversë

Minuta 70′, Sërish Luis Nani që i afrohet golit të avantazhit por topi i devijuar me kokë përfundon fare pranë kuadratit

Minuta 50′, GOL! Barazon Islanda me Bjarnason që tregohet i saktë përballë portierit Rui Patrisoi

Nis pjesa e dytë ku të dy trajnerët nuk kanë preferuar të bëjnë asnjë zëvëndësim

Ka përfunduar pjesa e parë me rezultatin 1-0 në favor të skuadrës së Portugalisë

Minuta 31′, GOL! Luis Nani kalon në avantazh Portugalinë duke mos falur i vetëm përballë portierit

Minuta 25′, Kristiano Ronaldo humbet një rast të pastër ku i vetëm përballë portierit nuk arrin ta devijojë topin në rrejtë

Minuta 20′, Aksion perfekt i Portugalisë me Ronaldon që pason për Nanin i cili godet saktë por ndalet mrekullisht nga portieri i Islandës

Minuta 17′, Vieirinha tenton nga distanca për të kalur Portugalinë në avantazh por pa rezultat

Minuta 2′, Rast i artë për Islandën e cila i afrohet golit të avantazhit por Rui Patrisio pret në dy kohë

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje