Duka: De Biasi largohet pas Euro 2016 nëse...

14 Qershor 2016, 13:48Sport TEMA

Presidenti i FSHF-­së, Armand Duka ka konfirmuar se Gianni de Biasi do të largohet pas “Euro 2016” nëse merr një ofertë të volitshme.

Presidenti i FSHF-­së, Armand Duka, ka treguar në një intervistë për televizionin italian “Sky” se si është situata aktuale me trajnerin Gianni de Biasi dhe cilat janë planet pas përfundimit të Europianit.

Duka ka bërë të qartë se ka një akord mes palëve për sa i përket kohëzgjatjes së aktivitetit, ndërsa çdo opsion që dilte do të trajtohej pas aventurës franceze.

“Para Europianit, kemi rënë dakord që gjatë turneut nuk duhej të mendonim apo të flisnim për të ardhmen. Po luhet një Europian shumë i rëndësishëm për të gjithë ne. Trajnerit i kam thënë që në fillim se nëse i arrin një ofertë tërheqëse për karrierën e tij, ne do ta linim të lirë”, tha Duka, përcjell “Panorama Sport”.

Duke folur për ndeshjen e nesërme me Francën, numri 1 i futbollit shqiptar sqaroi se rezultati përfundimtar nuk do të ndikonte gjithsesi në opinionin e përgjithshëm për pjesëmarrjen në këtë aktivitet.

“Për ne, ndeshja me Francën do të jetë e rëndësishme. Kemi humbur në debutim ndaj Zvicrës dhe tani do të japim gjithçka kundër Francës. Ky është një kundërshtar shumë i fortë, por shpresojmë të paraqitemi mirë. Shpresoj që skuadra jonë ta ketë kuptuar që nuk kemi çfarë të humbasim. Nëse do të arrijmë një rezultat pozitiv është mirë, por nëse nuk kalojmë, do të jemi të lumtur gjithsesi, pasi kemi marrë pjesë në këtë kompeticion”.

Në fund, Duka nuk ka dyshime kur i përgjigjet pyetjes nëse kjo është Shqipëria më e fortë e të gjitha kohëve. “Kjo është skuadra më e fortë, pasi asnjëherë më parë nuk kemi arritur një rezultat të tillë”.

3 komente në “Duka: De Biasi largohet pas Euro 2016 nëse…”

  1. Opinion says:

    BRAVOOOOOOOOOO!! GANIU DUHET TE LARGOHET SA ME PARE NGA SHQIPERIA . TE DALI NE PENSION SE ASNJE NUK E MERR ATE SI TRANIER ,PERVEC DUKES IDIOTIT QE NUK MERR VESH NGA SPORTI .

    1. opinionist 2 says:

      gjynah qe ste ka ty si keshillkar se spo di si ti krruaje Duka deri tani. tope je ?. ky trajner na tregoi se cila eshte rruga e suksesit per ne. jo vetem ne kombetare por u ka hapur syte dhe klubeve. shiko ne disa vjet kampionatin tone kur te ndryshoje mentaliteti dhe te filloje prodhimi i talenteve nga vendi. sapo kane filuar te vijne dhe te tjere trajnere italiane apo te huaj qe perdorin metoda dhe taktika trajnimi dhe loje qe u pershtaten sportisteve tane dhe i japin nje mundesi me shume jo me ato qe kishim nga shkolla e bashkuar me metoda kineze qe 80 vjet nuk dhane rezultat.
      hajt ik futi i tasqebap me ndonji kjoske se per ate pune je i zgjuar ti.

  2. lelegu says:

    De Biasi duhet te rrije deri ne Boterorin e ardhshem te 2018-s, se edhe nese dalim te humbur e pa pike ne europian, ai prape mund te beje nje revolucion te dyte ne kombetare per boterorin. Eshte trajner shume i zoti, e sidomos Tramezani.

    Po iku De Biasi, kam bindjen qe edhe ne poshte do biem, se trajner me te mire nuk do gjejme dot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje