Taulant Xhaka pritet ta refuzoj përfaqësuesen e Kosovës. Mesfushori i Baselit Baselit do t’i mbetet besnik kombëtares shqiptare.
Këtë e ka konfirmuar babai i lojtarit, Ragipi menjëherë pas përfundimit të ndeshjes mes Zvicrës dhe Shqipërisë.
“Taulanti e ka zgjedhur Shqipërinë dhe do të rrijë me Shqipërinë. Ai nuk do ta tradhtojë kurrë Shqipërinë”, ka deklaruar Ragipi për Panorama Sport.
Kurse ditë më parë Granit Xhaka ka konfirmuar se nuk do të luajë për Kosovën, por do t’i mbetet pjesë e Zvicrës.
Këtë kanë paralajmëruar se do ta bëjnë edhe Valon Behrami e Xherdan Shaqiri.
Cjane keto budallalleqe, qe skane asnje sens, as patriotik e as sportiv.
Kosova tani u pranua ne instancat e futbollit dhe seshte nevoja te margjinalizoni djemte shqiptare, qe luajne ne kombetare te ndryshme.
Eshte e udhes qe te dy federatat shqiptare, bashke me qeverite, te bejne planin e bashkimit te dy kampionateve dhe si pasoje, do te vinte automatikisht, bashkimi ne nje kombetare futbolli.
Kjo qe beni tani duke aluduar se ky eshte patriot e ky tradhetar, eshte nje loje e piset.
Lerini djemte te luajne, se ata jane ambasadoret tane, qe japin kulturen dhe miresine ne bote.
Jemi me fat qe gati te gjithe keta sportiste e deklarojne me krenari qe jane shqiptare.