E pamë të largohej nga fusha e blertë me kokën ulur, edhe pse një kapiten që ka provuar dështimin, zhgënjimet, lotët, kritikat, por sidomos vështirësitë e ndërrimit të brezave, kur kuqezinjtë ishin skuadra “dyshek” dhe shumë të ashtuquajtura “big” shkelnin mbi “trupin” e tyre, pra duke rregulluar golaverazhin. Kanë ikur ato kohë dhe tani, kuqezinjtë janë një ekip solid, që të imponon respekt dhe që nuk ka mbërritur më kot deri në Francë (të paktën, jo me një dron “bombë” siç na ka akuzuar gjtihmonë Platini).
E gjitha kjo, për gjakovarin është diçka që s’do të harrohet. Sigurisht, me të kuqin e marrë në sfidën hapëse ndaj Zvicrës, duke lënë shokët e ekipit me dhjetë, fajin dhe përgjegjësitë s’mund t’ia heqë askush. i ka ndodhur edhe më të mëdhenjve, nuk duhet të fajësojë veten për këtë gjë. Sigurisht, vetëm ai e di se çfarë ka përjetuar n ë ato momente, por një gabim i tillë s’mund të fshijë 93 ndeshje me Shqipërinë dhe një dashuri për ngjyrat kuqezi.
Prapaskena – E megjithatë, ka një histori që nuk është treguar dhe është mbajtur e fshehur, edhe nga stafi i kombëtares. Por, e vërteta, edhe pse e dhimbshme, është një tjetër: gjatë gjithë kësaj kohe, Lorik Cana ka luajtur me kujdes, në mënyrë që të mos rrezikonte një dëmtim që do ta linte jashtë Europianit. Miqësorja e fundit ndaj Ukrainës e vërtetoi këtë gjë, teksa në pjesën e dytë nuk doli në fushë, pasi në të parën e përplasi keq mesin gjatë një dyluftimi ajëror me një kundërshtar.
E gjitha lidhet me një operacion të kryer kur ishte ende me Lacion dhe nuk kishte prishur kontratën me bardhekaltërit. “Sport Ekspres” ka arritur të zbulojë ekskluzivisht atë që i ndodhi kapitenit të Shqipërisë. Një operacion i shkuar keq, gjatë ngjitjes së vertebrës. Kjo, përgjatë gjithë muajve që nga vera e shkuar, i ka sjellë shqetësime të mëdha. Madje, në Francë, duke rënë dakord edhe me Nantën, skuadra që e mori, kapiteni i kombëtares vendosi që të mos luante në asnjë fushë ku kishte bar sintentik. Pikërisht ky ka qenë edhe motivi që shpesh këto terrene e kanë penalizuar në të shkuarën, pasi menjëherë nis dhimbja e mesit.
Problemi në fjalë, të cilin gjakovari e ka si një gurë të rëndë – a thua se historia e Sizifit të ishte kthyer në realitet – pas krahëve, e ka detyruar që muajt e fundit në Francë të mos aktivizohet me vazhdimësi. Edhe trajneri kuqezi, Xhani de Biazi, ka qenë në dijeni të plotë, ashtu si edhe stafi mjekësor i kombëtares, por ky fakt është mbajtur i fshehur pikërisht për të mos e mërzitur më shumë kapitenin, që gjatë gjithë kësaj kohe ka luajtur me dhimbje të tmerrshme dhe ka rrezikuar jo pak.
Kartoni i kuq ishte si një çlirim, natyrisht, nëse e merr në aspektin pozitiv, për trajnerin Xhani de Biazi, i cili pikërisht ndaj Francës nuk do ta ketë në dispozicion. Edhe në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri Italian tha se kapiteni kuqezi kishte probleme fizike. Pikërisht këto problem që e kanë mbajtur gjatë gjithë kësaj kohe në tension. E ndërsa tërheqja nga kombëtarja është e sigurtë, së shpejti, do të marrë edhe vendimin tjetër final: të heqë dorë ose jo nga karriera si futbollist. Një “poltron” e pret te Marseja, aty ku drejtuesit i kanë bërë gati një vend në strukturë: si drejtues, ambasador i klubit (roli i Zanetit) apo edhe si drejtor i ekipeve mosha.
Gjithçka në dorën e Canës. Amerika, edhe pse një vend i bukur e mahnitshëm në disa aspekte është zbuluar tashmë, nuk i mbetet asgjë më shumë për t’u parë.. Loriku do të mendohet, do të konsultoet me familjarët dhe do të vendosë. Shëndeti është diçka e madhe… E, në këtë pikë, është Lacio ajo që duhet të falënderojë për gjestin e fundit të madh, pra atë që kapiteni kurrë s’e hapi këtë çështje. Sigurisht, gjatë verës, pasi të jetë mbyllur Europiani, mund të bëjë një tjetër tentativë dhe të vendosë për një tjetër ndërhyrje, për të parë nëse gjërat do të përmirsohen.
Gabim qe ka luajtur.
Mu mbushen syte me lot. Gjithmone e kam pelqyer. Djale fantastik me njebpjekuri te mahnitshme. Kurre sme erdhi keq pse doli me te kuqe. Kisha kohe qe e kisha vene re qe ishte jashte forme dhe kur nuk mendoja qe nuk e meriton.
Ai djale eshte nje hero. Me vjen mire qe te pakten luajti disa minuta.
Cana je hero.
Faleminderit
Mos e vrit mendjen Lorik. Ti je hero dhe kombi shqiptar nuk do tet harroj kurre. Ti ke dhene gjithcka per kete kombetare.