Drama e kapitenit të Kroacisë: I vdes babai, ndërsa luante kundër Turqisë

13 Qershor 2016, 11:04Sport TEMA

Kapiteni i Kroacisë, Dario Srna, është përballur me një dramë të rëndë ditën e djeshme.

Ndërsa ai ishte duke luajtur në fushë kundër Turqisë, babai i tij 75-vjeçar ka ndërruar jetë.

Srna e ka marrë vesh këtë gjë vetëm pas përfundimit të ndeshjes, dhe është nisur në Kroaci për ceremoninë mortore.

Babai i tij vuante prej disa vitesh nga një sëmundje e rëndë.

“I dashur kapiten, jemi me ty dhe me familjen tënde”, shkruan Federata kroate në faqen e saj në Instagram, për të ngushëlluar mbrojtësin e djathtë.

Pas funeralit, ai pritet të rikthehet sërish me ekipin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje