Hysaj dhe Mavraj "kërcënojnë" Francën: I njohim, do marrim pikë!

12 Qershor 2016, 20:55Sport TEMA

Në mungesë të Lorik Canës, i pezulluar për shkak të ndëshkimit me karton të kuq ndaj Zvicrës, shiritin e kapitenit kundër Francës pritet ta mbajë Elseid Hysaj. Mbrojtësi i Napolit, theksoi se është gati ta mbajë këtë përgjegjësi. 22-vjecari e ka të qartë se për të shpresuar të kalimi i grupit, Shqipëria duhert të marrë pikë ndaj organizatorëve të turneut.

“Shiriti kapiteni është kënaqësi e madhe. Dihet që do të kem më shumë përgjegjësi, por besoj se do të jap maksimumin, sikurse Loriku. Do të bëjmë të pamundurën që të marrim pikë, sepse po mbarojnë ndeshjet dhe na duhen pikët për t’u kualifikuar. Do të jem i qetë pavarësisht emrit të kundërshtarit. Si kapiten ose jo, do të jap maksimumin në fushë”, tha Hysaj.

Duke iu kthyer humbjes më Zvicrën në debutim, Hysaj kujtoi se kuqezinjtë treguan karakter dhe ditën të reagonin, ndërsa presioni në një nivel kaq të lartë ekziston gjatë gjithë lojës.

“20 minutat e para ishin shumë  të vështira, sepse Zvicra është shumë e fortë. Në fakt të gjitha skuadrat vuajnë në 20 minutat e para dhe më vonë, kjo pak rëndësi ka. Ne treguam se kemi cilësi për t’i kaluar vështirësitë dhe për të ndryshuar rezultatin”, tha ai.

Pjesëmarrja në “Francë 2016” por edhe me shiritin e kapitenit në krah do të përjetohet me shumë emocione nga e gjithë familja Hysaj. Elseidi zbuloi edhe një episod të vecantë me gjyshin e tij kur sapo kishte nisur të luante futboll.

“Gjyshi im erdhi për të herë të parë të më ndiqte në një ndeshje kur isha fëmijë. Që nga ai moment më tha se nuk i përballonte dot emocionet, kështu që do të më shikonte gjithmonë nga televizori”.

Edhe Mërgim Mavraj deklaron se nuk kemi çfarë të humbasim.

“Nuk është hera e parë që humbasim në mënyrë të tillë por edhe në të shkuarën jemi rikthyer më të fortë dhe këtë e kemi si obligim. Rezultati nuk ishte ai që meritonim. Ne jemi gati për Francën dhe me pak fat do të përpiqemi te marrim pikë për të mos humbur trenin e kualifikimit”, tha ai.

”Nëse arrijme rezultat pozitiv do të kemi shpresa por me një humbje mund të humbasim shumë. Ne nuk kemi asgjë për të humbur dhe do ta shijojmë maksimalisht dhe do të mundohemi që ta vendosim në vështirësi Francën sepse do të kemi rastet tona.  E njohim Francën por do të ketë shumë ndryshime me dy takimet miqësore. Është një situatë shumë ndryshe, nuk mund të krahasohen as lojtarët dhe as ndeshjet”, perfundoi Mavraj.

11 komente në “Hysaj dhe Mavraj “kërcënojnë” Francën: I njohim, do marrim pikë!”

  1. Prona private LSI meta says:

    Futbollist dhe inteligjent nga truni…..Vetem nga Shqiperia nuk mungojne.

  2. katnari says:

    bobo booboo!
    fillun prap shqiptart me pordhnu para neshjes. si gjithnji.
    dhe mas neshjes justifikime dhe pordhni mortore!
    si nuk zun mend qe te mos shesin pordh kjo rrac shkerdhat ballkani!
    bejn kshtu se I perkrah publiku pordhac.
    se po t ishin ne nanji shtet tjeter qe ngelen duke u pallu atehere njerzsit do I zinin me shkelma rrugve dhe kta s do pordhnonin mo!
    ama o De Bjaz,vetem nji gje hiqja ktyre percve!
    diktoju qe te mos shesin pordh!
    beja me detyrim.
    kush pordhnon s esht ne formacjon! ligj futbollistik.
    vendose ne rregulloren e ekipit kte ligj o trajner.

  3. francen e njohin? zviceren nuk e kan njohur prandaj e humben ndeshjen,, po folni mor burra se ku qenka sekreti,,.mediat e huaja flasin fjal te bukura per shqiperine keshtu lexova ca artikuj ne shtyp si heronj etj ,, andej nga zona ime flasin fjal shum te mira te gjith per nje qe ka vdekur ka qen burr i mire ishte punetor familjar i mire e te tjera , prandaj dhe keta fjalet e bukura me kujtojne pikerisht nje te vdekur …

  4. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Akoma nuk vune mend keta ?
    Ne fiilim Gashi me shoke thane qe do marrim 7 pike ne 3 ndeshje.
    Ky variant ra poshte.
    Tani thone do marrim pike me Francen , se e njohim dhe e kemi mundur.
    Po , e kemi mundur , Francen , ne miqesore , ne fillim te qershorit kur e kishin mendjen tek pushimet.
    Po meqe keni mundur Francen , pse nuk mundet Ukrainen , Austrine ne miqesore apo Zvicren ne ndeshjen e pare ?

    Ik o Hysaj bashke me Mavrajn , futini nga nje pilaf per darke , rrini me kembe ne toke dhe mos u beni euforike , por modeste , vetem keshtu mund te merrni ndonje rezultat pozitiv.
    Ne ndeshjen me Francen kemi nje dicka qe na favorizon : Cana nuk do te jete ne fushe.

  5. endri says:

    hiqini keto lloj intervistash, nuk i sherbejne asnjerit. Shqiperia eshte e lodhur tashme, humb te dy ndeshjet!

  6. L says:

    Na çate k…in me keto intervista bajate, shifni e luni ne fushe se mos turperoheni se dukeni komplet idiote kur flisni keshtu, gjithe pordhe

  7. denis says:

    Do merrni kte timin. Kur srrafet dot zvicren si do i merrni pike frances qe eshte pretendente kryesore per kampionatin o tutkuna?

  8. Ardit says:

    E sa llafe kemi ne. Vetem per tu hap b…thsh kot jemi. Po cte presesh nga keta, hysaj e ka koken me 500 cepa, kurse ai shemtira tjeter duket si shpellar.

  9. Simba says:

    Ky cana me duket se ngopet me luge te zbrazur

  10. Pelasgian says:

    Si tha Cikalleshi —“Do e bej te qaj Zvicren” …..dijeni se kur fillojne e pordhnojne ( mire thote shkau me siper ) nuk kan gje ne vije …jan te friksum deri ne palce !!!

  11. lelegu says:

    Do t’i hane mutin Frances e pastaj Rumanise, me kete tip loje e paraqitje qe bejne.

    Ne vend te shohin gabimet amtore qe kane bere, e qe nuk i kane peprmiresuar qe vjet me Portugaline, hapen bythesh me optimizem katunaresk per ndonje pike.

    Po ikni more! Mjaft fluturuat me presh ne mythe se jeni lojtare medioker si ne mbrojtje dhe ne sulm. Thuajini faleminderit Berishes 5 here qe na shpetoi nga gola te sigurt. Sa per te tjerat, jeni sluadra me e dobet e Europoanit. ..

    Keni ardhur per turizem, me sa duket.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje