UEFA nis hetimin, Rusia rrezikon shumë pas “luftës” së tifozëve

12 Qershor 2016, 14:07Sport TEMA

UEFA do të nisë një hetim disiplinor mbi dhunën e ushtruar mbrëmjen e të shtunës në stadiumin e Marseille, me Federatën Ruse të Futbollit, që sipas të gjitha gjasave do të përballet me sanksione shumë herë më të forta se ato që mund tu faturohen Federatës Angleze. Kjo për shkak se tifozët rusë ishin në vijën e parë të sulmit në Kampionatin e fundit Europian. Pas ditës së tretë radhazi të luftës në qytetin e portit mesdhetar, dhuna depërtoi edhe në “Stade Velodrome” në ndeshjen e Groupit B, mes Anglisë dhe Rusisë.

Një fakt ky i rëndësishëm, pasi UEFA, nuk mund të penalizojë klubet apo federatat, për sjelljet e tifozëve jashtë stadiumit, por mund të ndëshkojë dhe të dënojë rëndë ato, në rast se dhuna dhe sjellja jashtë rregullores precipiton brenda impianteve të futbollit. “UEFA mund të ndërmarrë veprime disiplinore vetëm për incidentet që ndodhin brenda perimetrit të stadiumit”, tha trupa e futbollit europian, në një deklaratë zyrtare.

Pas barazimit 1-1, një grupi i madh tifozësh rusë, të vendosur pas portës, avancuan drejt zonës ku qëndronin tifozët anglezë, duke gjaujtur me objekte dhe duke depërtuar përmes kordonit të stjuartëve, ndërkohë që tifozët britanikë nxituan drejt dyerve të exitit. Kur trupa gjykuese e UEFA-s të vlerësojë incidentet në stadium, me siguri do të merren në konsideratë edhe precedentët e tjerë negativë të tifozëve rusë, sikurse dhuna e ushtruar prej tyre në Euro 2012, raporton Telesport.

Asaj kohe, UEFA ndërmori një sërë masash ndaj Federatës Ruse të Futbollit, përfshirë gjobat, për incidentet e shkaktuara në atë kampionat të zhvilluar në Poloni e Ukrainë. Nga ana tjetër, Federata Angleze e Futbollit, pritet të trajtohet më me delikatesë, pasi tifozët britanikë kanë më pak histori negative në kompeticionet e Kampionatit Europian, qoftë në fazën kualifikuese, ashtu edhe atë finale.

Veç masave administrative, si gjobë dhe ndeshje në shtëpi pa tifozë, ajo më drastikja me të cilën UEFA ka kërcënuar së fundmi Federatën Ruse të Futbollit, ishte gjatë fazës kualifikuese të Eurpianit 2016. UEFA e dënoi Rusinë me heqjen e 6 pikëve, por kjo masë më pas u rrëzua në apel, për të mbetur vetëm gjoba prej 120 mijë euro.

3 komente në “UEFA nis hetimin, Rusia rrezikon shumë pas “luftës” së tifozëve”

  1. laveri says:

    Po na e kthejne dhe futbollin ne politike,edhe pak dhe tifozet Angleze do na i nxjerrin engjej,duke e ditur mire gjithe bota se çfare mut tifozash jane,ata drurin kudo qe shkojne e kane pak

  2. Firma Private LSI e Metes says:

    Kafshet ruse kujtojne se futbolli dhe politika jane te pandare.Kjo besoj ka ardhur pas propagandes se Putinit kundra perendimit dhe Anglise ne vecanti. Plus qe dhunen e kane ne gjak shtazat ruse.

    Tmerri i tifozave Angleze, shumica te pire, kur kafshet ruse iu versulen dhe i morren perpara si asnjehere tjeter. Dy pothuajse te vdekur mbi 30 te plagosur Angleze.
    Po te ishin shqiptare nuk do kishte nevoje per deklarata boshe kritike nga UEFA.Eshte Rusia dhe Putin qe e mbyll me ndonje kritike per huliganet kete kafsheri te ruseve.

  3. Frank + manakiri says:

    Po englezet apo ata sbejne gje ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje