Eurosport '4' Canës, shpëtojnë Abrashi, Kukeli e Hysaj

12 Qershor 2016, 12:39Sport TEMA

Eurosport ka dhënë notat e ndeshjes për lojtarët e kombëtares sonë në debutimin e Shqipërisë në një kampionat evropian. Sipas faqes sportive, kapiteni Lorik Cana ishte lojtari më i dobët në fushë, kjo për shkak të dy kartonëve të verdhë që e lanë skuadrën në inferioritet numerik, raporton TCH.

Etrit BERISHA 5,5 – Realizoi disa pritje të shkëlqyera, por dalja e gabuar në rastin e golit të zviceranëve ndëshkoi Shqipërinë. Ky është fati i portierit: gabimi i tij kushton më shtrenjtë se ai i lojtarëve të tjerë.

Elseid HYSAJ 6 – Nuk e nis ndeshjen mirë përballë Rodriguezit, por më pas del në pah me disa pasime të shkëlqyera për Sadikun.

Lorik CANA 4 – Një ndërhyrje e gabuar dhe një prekje e topit me dorë brenda 36 minutave të para. Lë të tijët me 10 lojtarë dhe e bën këtë në momentin më të mirë të ndeshjes për kuqezinjtë.

Mërgim MAVRAJ 5,5 – Jo mirë në markimin e Seferoviçit, por, për fatin e tij të mirë, sulmuesi i Zvicrës nuk bënte dot gol.

Ansi AGOLLI 5,5 – Shtyn pak dhe nuk ishte mirë as në fazën mbrojtëse.

Odise ROSHI 6 – Ndihmon kudo dhe vrapon shumë.

Burim KUKELI 6 – Pasi Cana mori kartonin e kuq, bëhet edhe më i rëndësishëm për skuadrën. Ndihmon shumë para mbrojtjes dhe luan mirë si qendërmbrojtës.

Amir ABRASHI 6,5 – Më aktivi në mesfushën e Shqipërisë, që e pati të vështirë të sulmonte.

Taulant XHAKA 5,5 – Në përballjen e shumëpritur me vëllain e tij, Taulanti doli i mundur. Shumë pak pasime.

Ergys KACE 5,5 – Hyri në lojë në pjesën e dytë, por zëre se nuk hyri.

Ermir LENJANI 5,5 – Më shumë mbrojtës sesa sulmues krahu. Shqipëria krijon shumë pak nga e majta.

Armando SADIKU 5 – Humbet një rast të mirë për barazim në pjesën e parë. Edhe në pjesën e dytë jo mirë.

Shkelzen GASHI 4,5 – 4 minuta nga fundi i ndeshjes del i vetëm përballë Sommer dhe nuk arrin të shënojë. Raste të tilla duhen shfrytëzuar.

Gianni DE BIASI 6 – Çfarë faji ka trajneri kur sulmuesit nuk shënojnë kur dalin përballë portierit? Trajneri italian është i pafat në debutimin e tij në Europian. Me më shumë kujdes nga lojtarët, mund të ishte marrë një pikë.

4 komente në “Eurosport ‘4’ Canës, shpëtojnë Abrashi, Kukeli e Hysaj”

  1. FirmaPrivate LSI Meta says:

    Nuk e njoh fare Ekipin Shqiptar por Gashi, Cana ishin skandal.Berishen beri gabim por eshte fantastik.Mavraj edhe pse nje mjeker te peshtire,me pelqeu , shume fin.Sadiku gjithashtu por qe duhet te jete me i perqendruar para portes. Te tjeret sja di emerat mire ne pergjithesi…Xhaka i Shqiperise, ordiner lojtar.

  2. tirana says:

    CANAJ ESHTE JASHTE FORMES EDHE TEK NANTES ESHTE NE STOL NUK MUND TA KUPTOJ SI SI E VENDOSI NE FORMACION GANNI DE BIAZI KETA TE DY JANE HUMBESIT E NDJESHJES ME ZVICEREN PASHE STATISTIKAT E NDESHJES NE PJESEN E PARE SKUADRA E MBAJTI TOPIN 46% KURSE TE DYTEN 49% PRA ME MIRE PJESA E DYTE EDHE PSE ME 10 LOJETARE TE PA FALSHME TE DY RASTET E KRIJUARA EDHE NJE JO PROFESIONIST DO TI SHENONTE GOL
    ME VJEN KEQ POR ESHTE NJE FITORE QE PER HERE TE PARE SHQIPERIA MERR PJESE NE NJE FINALE KAQ TE MADHE EUROPIANE DHE TIFOZERIA JONE NJE SPEKTAKEL I VERTETE
    URIME!

  3. lelegu says:

    Gashi e Sadiku jane lojtare medioker. Rashica nuk do i kishte humbur kurre ato raste, as Donis Avdijaj. Por keshtu eshte kur ke sulmues amatore, qe edhe perballe, vetem per vetem me portierin, nuk dine te shenojne… te paafte.

  4. tirona says:

    stadiumi ku do te zhvillohet ndeshja me Francen mund te kete nje dekorativ fantastik nese, tifozat shqiptar pervec bluzeve kuq e zi te mbanin ne koke edhe nje qeleshe te bardhe ashtu sic bene ne Danimarke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje