FOTOT/ Kush është shqiptari, fotoja e të cilit bëri xhiron e rrjetit

12 Qershor 2016, 09:11Sport TEMA
FOTOT/ Kush është shqiptari, fotoja e të cilit bëri xhiron e

Besmir Limani  është djaloshi me origjinë nga fshati Tatesh i Strugës i cili jeton në Winthertur të Zvicrës, ndërsa për imazhin e tij si tifoz i flaktë i kombëtares shqiptare tash flet e gjithë media sportive evropjane, por edhe personalitete të ndryshme si ish kryeministri Sali Berisha, media prestigjoze Digitalb, SuperSport dhe të gjitha mediat e tjera sportive të cilat foton e Besmirit e kanë shfrytzuar për foto profili në faqet e tyre në rrjetet sociale.

Një rrëfim ekskluziv për portalin Drini.mk, Besmir Limani tregon emocionet e tija mbi këtë situatë, duke theksuar se ai bën gjithcka që ndjen për kombëtaren shqiptare, ndërsa promovimi mediatik është një vlersim i cili e bën të ndihet mirë.

“Sot jam i zhgënjyer sepse meritonim më shumë në ndeshjen ndaj Zvicrës, por ky është futbolli. Kombëtaren e dua dhe do ta mbështes derisa të marr frymë. Përpiqem të ndjek cdo ndeshje të saj dhe kjo është një virtyt familjar i imi. Ne jemi të dhënë shumë mbas kombëtares por edhe flamurit kuq e zi në përgjithësi. Vizatimi i fytyrës me shqiponjën dykrenare është kthyer në një traditë për mua në cdo ndeshje të kombëtares. Atë e realizoj vetë dhe për ta bërë në mënyrën më të mirë humbas rreth 5 orë para pasqyrës duke shfrytëzuar ngjyrë speciale. Nuk duhet të zhgënjehemi kurrë, djemtë tanë e kanë kryer misionin, tani vetëm duhet të festojmë promovimin tonë në arenën ndërkombëtare të futbollit, të tregojmë vlerat tona kulturore fillimisht pastaj edhe ato sportive” tha Besmir Limani

Faqet ndërkombëtares sportive si ajo zyrtare e UEFA-së, EURO 2016, media si BLICK, media franceze, gjitha mediat shqiptare ne Kosove, Shqiper, Maqedoni dhe të tjera tashmë qarkullonë foton me fytyrën e vizatuar të Besmir Limanit.

Për të sot ka shkruar edhe Sali Berisha “UEFA trondit serbët me foton e tifozit shqiptar, po bën xhiron e botës!” shkruan Sali Berisha duke postuar foton e tifozit strugan.

16 komente në “FOTOT/ Kush është shqiptari, fotoja e të cilit bëri xhiron e rrjetit”

  1. Treviso says:

    UEFA trondit serbet me kete foto,por me shume po te trondit ty si klysh i serbit.

    1. Na bashkoj kenga popullore says:

      te lumte Trevizo

  2. niki says:

    Perse Sali Berisha fut gjithmone serbet ne mes kur nuk do te ishte nevojeshme.Sepse, ngaqe i djeg (eshte sherbetor i tyre dhe tradhetar i atdheut ) kerkon te mbuloje , me falni, mutin me shurre.

  3. admirali says:

    phu phu phu!
    me t kall daten!
    me t dal n errsir kjo ftyr ,tmerrohet robi a thu se I dul para djalli me dy koka….

    1. Giasou Janulatos arxidoglyftoi says:

      Normale. Beqira si ty pataksen se presin tu dale bullari me nje sy

  4. Illyria says:

    Fotoja trondit serbet??? Hahahaha, Salehu nuk di ça te beje me per t’u bere pak protagonist..

  5. Fatosi-kosove says:

    Jo veq serbet tronditen nga kjo foto,ka edhe disa shqipfoles qe nuke duan kete simbol nje nga ta je ti sali berisha,prandaj folklori yt patriotik i ngjane ati qe kishte rene ne grope se…….. dhe po mbahej per fijen e barit,prandaj edhe ti je tronditur nga kjo foto sepse kete e ka deshmuar mbesa jote desara me urrejtjen nda flamurit qe u shfaq ne beligrad duke thurur lavde per serbet e urrejtje per shqiptaret,prandaj ti per mua dhe mbi 90% te shqiptareve duhet ta keshe te ndaluar te flasesh per simbolet kombetare dhe per vete kombetaren e kombin.

  6. albani says:

    Gje e bukur dhe emocionuese.

  7. Egnatia says:

    Pse perfshin serbet ne kete mes o Sali krimineli, Ti je me keq se Serbi po flas me gjuhen e urrejtjes politike, se serbet jane popull si gjithe te tjeret as me pak e as me shume, por politika i armiqesoi dy popujt. Kudo ne bote ka shume serb e shqiptare qe punojne ne te njejtat pune dhe kurre nuk kane probleme midis tyre.Jetojne ne paqe e harmoni midis tyre. Prandaj fol sic eshte per te folur. Ti je ke kaluar dhe armiqve me barbare qe ka pasur Shpiperia duke e shkaterruar ate ne te gjitha aspektet. Gjuha jote e urrejtjes po shkaterron kete popull dita dites.Kudo vrasje, vret vellai vellane , vret burri gruan, vret djali babane. Gjithe ajo gjuhe urrejtjte ne politike shprehet me se miri ne jeten sociale te vendit.Dhe kete e ben me se miri cdo dite. Fol cfare te duash nuk behesh dot protagonist i se mires, ti je protagonist i se keqes, i regresit dhe mos na bej tani patriotin se s’bulohet m… me balte. Gjithe mallkimet e ketij populli te rencin ne koke nje dite.

  8. Vladimir says:

    Urime Besmir! Me lane mbresa fjalet e tua te mençura.

  9. babai i Bariut says:

    Bravooooo Fatosi-kosove

  10. maximus says:

    shume e bukur fotoja , do ishte spektakolare sikur nje pjese e mire e tifozave kuq e zi te benin te njejten gje ne france. ta mesoje i madh dhe i vogel kush jane trashegimtaret e te MADHIT GJERGJ KASTRIOTI…

  11. xxx says:

    Menyre komunikimi qe e dine vetem agjentet

  12. enter"" says:

    Pse jeni kaq kokrra injorantesh e shkruani idiotlliqe te tilla? Cpune ka kjo foto qe te trondisi Serbet o haleeeee

    Haaaaaaaaaaaaaaleeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee

  13. tironsi says:

    Qe nga floket si iriq duket qe eshte malok.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje