Njëri prej protagonistëve më absolutë në debutimin e Shqipërisë në Europian ishte edhe Taulant Xhaka.
Duke folur në përfundim të ndeshjes me Zvicrën, mesfushori energjik kërkoi përqendrim për ndeshjen e dytë, atë ndaj Francës.
“Besoj se në 20 minutat e para kishim emocione dhe goli që pësuam ishte për gabimin tonë. Duhet të përmirësohemi dhe që kjo të mos ndodhë edhe kundër Francës. Zvicra ka ekip shumë të mirë dhe me nivel të lartë lojtarësh. Por, edhe ne treguam se e kemi ekipin shumë të mirë dhe në Europian nuk ka skuadra të vogla”, tha ai.
Taulanti shprehu keqardhjen që nuk arritëm t’i shënojmë një gol Zvicrës, megjithëse rastet nuk munguan.
Sa i takon zëvendësimit dhe reagimit të tij pasi u thërrit në stol nga trajneri Giani De Biasi…
“U mërzita që u zëvendësova, por ky ishte vendimi i trajnerit që kërkonte të luante në mënyrë më ofensive”, sqaron ai.
Rrespekte Taulant Xhaka! Kombi shqiptar ta ka borxh djersen dhe perkushtimin e treguar! Mirnjohje vlla!
me zhabzit e frances do gjunj te fort …..dhe mendje te kthjellet….90+ minuta jane per tu lujt me vrap dhe jo te rrish me duar ne mes…
rreshto mbrojtjen dhe fut DY 2 sulmues nga fillimi ne fund….dhe hudhe topin ne 16-ce. mos prit per nai fantazi te modhe po luj loje te thjesht dhe fort fizikisht edhe sikur te maresh karton….ose vari carius dhe luj per foto ne fc….