Mavraj: Jemi fitues moralë. Askush të mos fajësohet

11 Qershor 2016, 17:48Sport TEMA

Kuqezinjtë nisën aventurën historike në europianin francez me humbje minimale dhe ndoshta të pamerituar nga ajo që u pa në fushë.

Dhe i këtij mendimi ishte edhe mbrojtësi i kombëtares, Mërgim Mavraj.

Duke folur për mikrofonin e Top Channel, Mavraj kërkon nga mediat dhe publiku që të mos fajësojnë skuadrën dhe askënd nga skuadra.

“Kemi luajtur shumë mirë dhe nga ana morale ka qenë një fitore e madhe e jona. Kemi luajtur me 1 lojtar më pak dhe ka qenë një paraqitje shumë e mirë”, u shpreh ai.

Mërgimi thotë se ekipi ka vuajtur edhe faktorin psikologjik.

“Në minutat e para kemi qenë me emocione dhe na kanë vënë në presion. Përgjigjia jonë ka qenë fantastike. Kishim rast me Sadikun dhe Gashin. Luajtëm si të barabartë’, deklaroi ai.

Sa për kalimin e grupit…

“Asgjë nuk është e vendosur. Nëse luajme me zemër dhe shpirt, besoj që edhe me Francën kemi për të bërë një surprizë të madhe’, thotë Mavraj.

1 komente në “Mavraj: Jemi fitues moralë. Askush të mos fajësohet”

  1. ke par ti keshtu !

    NJI COP HIBRITI – NJI ISLAMIST I DHJER
    KA SURRATIN PREJ MAJMUNI TI KERKOJE SHQIPTARVE – PAFAJESI
    EDHE KUR E KA KARIN NE BYTHE TU U FAL

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje