Graniti vishet kuqezi dhe thotë: Bravo Shqipëria! E vështirë të luash kundër vëllait

11 Qershor 2016, 17:47Sport TEMA
Graniti vishet kuqezi dhe thotë: Bravo Shqipëria! E vështirë

Granit Xhaka fitoi sfidën me vëllain Taulant me një gol të shënuar që në minutën e 5-të të takimit.

Megjithatë, kjo fitore nuk ka ardhur pa vështirësi për të dhe këtë vështirësi ai e rrëfeu në një intervistë dhënë për “Le Rendez Vous” në Top Channel.

“Shumë e vështirë të luash kundër vëllait, por kemi dhënë maksimumin si ai për Shqipërinë, ashtu edhe unë për Zvicrën. Treguam që jemi profesionistë’, tha ai.

Graniti u jep kurajo kuqezinjve.

“Mendoj se Zvicra e meritoi fitoren. Nëse luajnë si sot në pjesën e dytë, Shqipëria ka mundësi të kualifikohet”, deklaron Xhaka.

Graniti, që tashmë është lojtar i Arsenalit falenderoi tifozët shqiptarë.

“Kam menduar se jemi në Tiranë këtu dhe tifozët kanë qenë shumë të mirë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, në fund të ndeshjes ai u fotografua me fanellën kuqezi veshur.

Ishte fanella e vëllait të tij Taulantit, me të cilin e këmbeu në fund të ndeshjes.

1 komente në “Graniti vishet kuqezi dhe thotë: Bravo Shqipëria! E vështirë të luash kundër vëllait”

  1. Na bashkoj kenga popullore says:

    Granit zoti ta dhasht te mbaren per eksperiencen e re tek Arsenali ,dhe pse ke luajtur kunder vellait krenohemi me ty dhe do mbetesh gjithmon krenari per vellezerit e tu Shqiptar,respekt dhe faleminderit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje