Nuk ka fitues mes dy skuadrave pretendete të grupit B, Anglisë dhe Rusisë.
Të dyja skuadrat kanë ndarë nga një pikë duke barazuar me rezultatin 1-1 në stadiumin ” Stade Vélodrome” të Marsejës.
Një ndeshje mjaft emocionuse, me anglezët që dominuan përgjatë gjithë 90-minutave, por u ndëshkuan në minutën e fundit të ndeshjes.
Eric Dier kaloi në avantazh “Tre Luanët” e drejtuar nga Roi Hoxhson, duke shënuar një gol mjaft të bukur nga goditja e dënimit.
Por ishte Berezutski që i hoqi të drejtën e gëzimit anglezëve, duke realizuar në minutën e 91-të të ndeshjes.
Pas këtij barazimi grupi B kryesohet nga Uellsi që ka tre pikë pas fitores së arritur kundër Sllovakisë, ndërsa Anglia dhe Rusia kanë nga një pikë.
Goli i barazimit i shënuar nga Berezutski
Goli i shënuar nga Eric Dier
Bravo Rusija na bete krenar