Fitoi duelin e dyfishtë, ndaj Shqipërisë dhe ndaj vëllait të madh, e padyshim gëzimi është mëse legjitim për futbollistin më të shtrenjtë të përfaqësueses zvicerane, Granit Xhaka. Ky i fundit, i shpallur si lojtari më i mirë i ndeshjes, me tre raste të krijuara dhe të paktën 100 pasime të sakta, ishte sot lideri i kombëtares helvete në fitoren 1-0 ndaj Shqipërisë.
“Kjo ishte dhurata e parë për këtë europian, fanella e vllait tim, edhe pse kam patur edhe më parë një fanellë të Shqipërisë, atë të Canës, kjo e Taulantit më gëzon edhe më shumë. Është vërtetë shumë e veçantë dhe e vështirë të luash kundër vëllait, por kur je në fushë të dy jemi angazhuar për të dhënë maksimumin për ekipet tona”, u shpreh Granit Xhaka, raporton Telesport.
“Mendoj se nëse Shqipëria do të luajë kështu, sidomos si bëri në pjesën e dytë, atëherë ka shanse të ecë më mirë, pasi me dhjetë futbollistë është e vështirë të bësh më shumë. Për numrin e madh të tifozëve shqiptarë dhe mbështetjen e pandalur, mua mu duk se isha në Tiranë”, përfundoi futbollisti i Zvicrës, Granit Xhaka.
esht nji fjal e urt qe shko per fotografin dhe nji tjeter qe I pershtatet intervistes
doren n qaf gishtin n byth
llafe t bukra gur ne trast