Një ndeshje me shumë episode, ku kuqezinjtë nuk shfrytëzuan rastet në sulm dhe gabuan në prapavijë, nuk kishte se si ta nxirrte të gëzuar trajnerin De Biazi.
Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” nga Franca, pas ndeshjes, kreu i pankinës kuqezi ka rikujtuar edhe një herë gjendjen fizike të kapitenit, ndërkohë që ka theksuar se me rastet e krijuara, rezultati mund të ishte tjetër.
Pësojmë sërish gol në pesë minutat e para…
Sepse futemi në fushë shumë të ngarkuar emocionalisht, ndërkohë që duhet të bëjmë komplet tjetër gjë. E kam thënë edhe në konferencën për shtyp përpara këtij takimi se ai që do të arrijë që ta zgjidhë më mirë tensionin, do të bëjë edhe lojën e tij. Ne vazhdojmë që ta vuajmë këtë gjë në minutat e para. Gjithashtu, ndëshkimi i Canës ndikoi për vazhdimësinë.
Sipas jush, çfarë ndodhi për këtë episod?
Nuk di çfarë të them, ama ai është 33 vjeç dhe një lojtar që ka eksperiencë. Të luante ndaj Zvicrës në kampionatin europian, ishte takim të cilin e përjetoi shumë, por duhet ta kishte përballuar më mirë. Mbase gaboi në faullin e parë që ishte krejtësisht i evitueshëm.
Ama, Shqipëria sikur luajti më mirë me dhjetë…
Atëherë do të kërkojmë që të luajmë me dhjetë në ndeshjet e tjera… Na duhet që të rikuperojmë për ndeshjen tjetër, pasi disa lojtarë janë të lodhur, ndërsa pjesa tjetër duhet të përgatitet më mirë. Ne luajtëm më mirë, pasi pësuam gol sepse ishim duke humbur dhe logjikisht duhet sulmonim për të barazuar rezultatin. Edhe kur mbetëm me 10 lojtarë arritëm të krijonim 2 raste shumë të mira për të shënuar, por nuk ia dolëm. Megjithatë kjo ishte gjëja pozitive e ndeshjes. Ndërkohë, Zvicra shënoi golin e ndeshjes në tentativën e parë.
U pa që Xhaka dhe Abrashi mbajtën peshën e mesfushës…
Xhaka ynë apo i atyre?
Yni, u pa që ishte grintoz dhe kishte dëshirë për të luajtur…
Po, kemi shumë nevojë për këta lojtarë që marrin përsipër gjëra të mëdha, gjithashtu që të dinë të japin kontribut për ekipin edhe në disa role të tjera.
Gabuam sërish në prapavijë…
Unë nuk jam mësuar të flas për reparte të veçanta, por për të gjithë skuadrën. Duhet të ngrihemi dhe të luajmë me personalitet. Isha i bindur se ndeshjen e sotme (djeshme) mund ta luanim akoma më mirë dhe mund ta vinim më shumë në vështirësi Zvicrën. Ne treguam të gjitha anët tona më të mira, por i shkërmoqëm nga mungesa e vëmendjes.
O gazetare italiane, ça dmth “grintoz” ??? Se jo te gjithe ne shqiptaret dime italisht..
Kur ka shume limontoz. Apo nuk e di edhe cfare eshte limontozi?
Leri deklaratat dhe intervistat dhe perqendrohu te ndeshja me Francen.Nuk fitohet futbolli me thashetheme.
Ke lojtare te padisiplinuar si ne fushe dhe jashte fushe(Xhaka) me ate reagimin inatcor pse u zevendesua, dhe kartona me shumice.
NE SI KOMENTUES KEMI KOHE QE THEMI LARGOU CANES. UNE VET KAM THENE SE CANA ESHTE VETEM NJE NACIONALIST QE FLET SHUME NEPER MEDIA E ASGJE ME SHUME. QYSH NE NDESHJEN ME SERBINE, CANA NUK DUHEJ TE QE ME PRANE KOMBETARES. ME SA DUKET NA NDIMOI ALBITRI QE E QITI ME KARTON TE KUQ, QE AI TE MOS JETE ME I PRANISHEM NE FORMACION.
Me reagimin qe beri xhaka,vertetoi thenjet e te vellait se:kjo do te jete ndeshja e pare dhe e fundit qe do lozim kunder njeri tjetrit!pra do shkojne te luajne per kosoven(ju qofte rruga e mbare) per mendimin tim ne ndeshjen ndaj Frances xhaka duhet ta ngrohi stolin.Perjashto te madhin Lorik Cana te tjeret jane pak te besueshem se mund te qendrojne me Shqiperine(vetem po ua mbushi mendjen Cana)prandaj eshte detyre e fshf-es dhe e tranjerit per te zgjedhur element te rinje per kombetaren.Te gjithe lojtaret qe luajten dje duhet ta mbajne koken larte sepse bene nje ndeshje te madhe edhe pse me dhjete lojtare per mbi nje ore sepse ne po luanim 10 kunder 14 11+albitri me dy ansoret sepse edhe sikur albitri te mos shifte rastin e penalltise ishte anesori qe duhej ti ngrinte flamurin,te cilin nuk e ngriti edhe kur u nderhy para syve te tij kunder Roshit pastaj minimal kartoni i verdhe qe duhej ti jipte granit xhakes per nderhyrje me te dy kembet (taka) kunder nje lojtarit tone ose nderhyrja kunder Hysajt e rodriguez,qe po mos te kapte me shume mbrojtsen ja thyente kemben ndersa kartoni i pare i Canes kurre nuk jepej nga nje albiter i ndershem e profesionist.Komentatoret e analistet e huaj te futbollit e quajten budallallek te albitrit ndersa unè do e quaja shkerdhatellik te tij.
Po c lidhje kane emocionet ketu more Gianni
Ketu po te flet problemi
Ne te tera ndeshjet miqesore ham gol ne minutat e para!!!!!!
Edhe ne qofte se eshte emocional ne futbollin modern stafet drejtuese kane edhe specialista te psikologjise me vete
Problemi nuk eshte emocional por i taktikes dhe zgjedhjes se atyre qe luajne baze
Duhet te vendosje si do luaje dhe cilet jane me te afte per te aplikuare ate taktike q do ti te luajme
Ne qofte se me te vertete do te luash me taktiken e shkolles se vendit tend duhet ta dish se Cana apo Mavraj nuk jane as Barezi as Bergomi apo Maldini ose Kostakurta
Qe te mbulosh kete diference dhe te blindosesh mbrojtjen duhet te lozesh 5 3 2
Me dy stoper dhe nje libero ne qender te mbrojtjes
Kete sistem luajti Rehagel me Greqine me 2004 dhe kundershtareve u dukej porta e grekeve si vrime gjelpere
Vije Canen lire para Mavraj dhe nje qendermbrojtesi tjeter duke korrigjuare gabimet e tyre
Ky sistem i jep mundesi edhe bakut te majte apo te djathte te zbresin ne krahe duke ndihmuare ne sulm pasi vendin e tyre munde ta zeri nje nga nga treshja e qendres
Ky qe luan ti nuk eshte as taktik mbrojtese pasi kur ha gola kaq lehte c fare mbrojtje eshte kjo !!!!por as ndonje taktike qe na lejon te luajme ndonje futbolle te bukur
Bjeri ti biem eshte taktika e ekipit tone
Ne qofte se hame gola kaq lehte amatoresk atehere pse duhet mbledhur ne ekip nje numur kaq i madh lojtaresh shkaterrues dhe te lihen jashte lojtare qe jane krijuese(Rashica Meha)
Sistemi dhe taktika mbrojtes ka si sllogan dhe kuptim
Ne radhe te pare te mos ha gol dhe po mu krijua mundesia te shenoj
Kur ha gol qysh ne minutat e para ky sistem mbaron nuk ka kuptim ose mundohesh te riparosh apo te ndryshosh taktiken ne menyre qe te gjesh shkaqet e pesimit te golave ne minutat e para dhe shkaku Gianni nuk mundt te jene vetem emocionet
Cuditem kur shoh disa komentues qe me pare I krehnin bishtin xha Ganiut , e ngrinin ne qiell si trajner dhe tashme e shajne.
Po ashtu sic kane share me cfare u mban goja ata pak veta qe e kane kritikuar kete kombetare dhe trajnerin.
—
-Kjo ishte Zvicra me e dobet qe kam pare ndonjehere ne keto 5-6 vitet e fundit. Ishte dobet vete apo na kurseu , nuk e di. Por megjithekete skuadra jone perseri …humbi me dinjitet.
—
– Lojtaret tane ne vend qe te shfrytezonin rastet e krijuara , prisnin perseri nga fati apo rastesia , dhe nuk kane faj , sepse nga episode fati dhe paterica nga jashte fushe arriten te kualifikoheshin.
—-
-Kapiteni Cana ne keto eleminatore ka patur fajin e vet , qe edhe e ka pranuar , ne humbjet me Serbine dhe Portugaline. Po ashtu edhe ne miqesore , mbrojtja e udhehequr prej tij ka bere nje paraqitje skandaloze. Dhe ne ndeshjen e pare te Evropianit I vuri vulen me ato 2 kartona te marra per 15 minuta. Por nje kapiten I pjekur dhe me pervoje nuk duhet te sillet keshtu. Megjithese kush e mban mend Canen kur luante ne Itali , mund te kujtoje qe ai ishte kampion per kartona dhe nderhyrje te shpeshta te paregullta.
Cana nuk duhet te luaje me me kete skuader. Ganiu nuk duhet ta fute edhe ne ndeshjen e trete me Rumanine.
—
-Portieri Berisha si rrallehere beri nje gafe. Megjithate mund te them se ishte lojtari me I mire ne fushe. Pesoi nje gol por na shpetoi nga te pakten 4 gola te sigurt.
—
-Xhaka me shume se vete loja , e kishte mendjen ne perballjen me te vellain. Ja ku dolen edhe pasojat e artikujve te shumte qe u shkruan gjate gjithe kesaj kohe.
—
-Sulmuesit tane treguan se mbeten ne nje nivel modest ashtu si gjithe skuadra. Ato 2 raste te Sadikut dhe Gashit , jane te pafalshme per nje sulmues profesionist dhe me pervoje. Por ne fund te fundit kjo skuader jemi , kete nivel kemi.
—
Xha Ganiu perseri tregoi se nuk mund te riparoje nje problem te perseritur , pesimin e golave ne minutat e para. Si ka mundesi qe nje problem I dukshem qe u shfaq ne 3 miqesore me Austrine , Ukrainen dhe Katarin te mos riparohet ? Xha Ganiu nuk duhet te mjaftohet vetem duke I thene , por duhet te pranoje pergjegjesine e tij , ose te pakten te pranoje se aq nivel trajnimi ka.
—
Megjithate , mendoj se nuk duhet te kemi asnje zhgenjim nga kjo ndeshje. Per nivelin qe kemi si skuader dhe duke shtuar faktin qe mbetem me 10 lojtare , morem me shume se fuqite tona. Te pakten nuk pesuam goleade nisur nga rastet e shumta te zvicerianeve.
E keqja eshte se kjo skuader u fry shume perpara evropianit , njerezit krijuan iluzione qe ishin larg realitetit , dhe tashme qe u mundem ngelen te zhgenjyer.
E kam thene edhe me pare , edhe sikur 1 pike apo edhe 1 gol te shenojme do te jete shume mire per ne.
mos ma shani trajnerin. i ka ndejtur ne koke skuadres dje. edhe me 10 vete, (9 ne fushe 1 ne porte) edhe i ka kalibruar qe te luajne ne sulm edhe nuk humbem 5-0 duke bere ate loje.
qe te marresh rezultat, pas taktikes dhe teknikes , duhet edhe pak fat edhe pervoje.. dhe neve dje keto te dyja na lane bosh.
cti besh?
pergezime per lojen skuadres dhe trajnerit per pergatitjen per te luajtur ne sulm … dhe jo te fshihen neper vrima mbrojtjeje si kombetaret e tjera qe kemi patur.
De Bias sado qe ti i keshillon lojtaret te jene te perqendruar qe nga fishkellima e pare e arbitrit deri tek ajo e fundit, ata nuk kane per ta bere se kjo eshte semundje e futbollit shqiptar. Kemi mentalitet vari leshte. Gjithe punen e nje jave e hedhin ne hale qe ne minutat e para te takimit ose gjithe punen e mire te nje ndeshje e hedhin ne hale ne minutat e fundit. Te pakten qendro ne kemb gjate ndeshje dhe mbaji te karikuar te bejne nje loje me shpirt,te luftojne per cdo top.Nuk u kerkojme te fitoni Evropianin por vetem te beni loje dinjitoze.