Polonia ka arritur fitoren e parë në Euro 2016 dhe të parën në 3 europianet e fundit.
Në 2008 Polonia nuk arriti të siguronte asnjë fitore duke u eleminuar, të njëjtën gjë përsëriti edhe në 2012 kur ishte vend mikpritës së bashku me Ukrainën.
Por sot, përballë një kundërshtari modest si Irlanda e Veriut, ka arritur të fitojë edhe pse me vështirësi.
Shifrat finale ishin 1 me 0 me gol të Arkadiusz Milik i cili shënoi të vetmin gol të ndeshjes në minutën e 51.
Pavarësisht përpjekjeve, Irlanda e Veriut ishte e pafuqishme përballë polakëve.
Polonia ka hedhur kështu një hap të madh drejt kualifikimit për në fazën tjetër.