VIDEO/ Drama braziliane, eleminohet nga Kupa e Amerikës nga një gol me dorë

13 Qershor 2016, 10:12Sport TEMA

Kupa e Amerikës ka humbur një nga favoritët e saj kryesorë.

Brazili i Karlos Dungës nuk ka mundur të kalojë grupin, pas humbjes shokuese ndaj Perusë, me rezultatin 0-1, por ka pasur shumë polemika, sepse goli i Raul Ruidiaz duket se është shënuar me dorë.

Brazili ka protestuar shumë dhe gjyqtari, pasi disa minutash këshillim me asistentët e tij, e ka quajtur të rregullt golin.

Mjaftonte edhe barazimi për të kaluar më tej, por brazilianët kanë pësuar një gol në pjesën e dytë dhe nuk kanë mundur të barazojnë, ndërkohë që Ekuadori ka fituar thellë me Haitin dhe është kualifikuar. K

jo ishte ndeshja e dytë në grup, që Brazili nuk arriti të shënonte gol,  pasi në debutim barazoi 0-0 me Ekuadorin.

Një disfatë e madhe për kombëtaren braziliane dhe menjëherë kanë shpërthyer kritikat për trajnerin Karlos Dunga, por edhe për futbollistët.

Kombëtarja e “sambës” humbi disa nga yjet e saj para nisjes së turneut, por ky nuk është justifikim për një dështim kaq të madh.

Ndoshta fitimi i Kupës së Amerikës nuk ishte i sigurt, por eliminimi që në grup as që mund të imagjinohej në Brazil dhe jo vetëm.

3 komente në “VIDEO/ Drama braziliane, eleminohet nga Kupa e Amerikës nga një gol me dorë”

  1. sonar288 says:

    Arbitri po keshillohej me anen peruane per cmimin. Vonesa ishte sepse anesori i peshperiste ne vesh arbitrit dhe ngulmonte qe te mos pranonte me pak se 5 milione dollare.

  2. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Qesharak eshte fakti se arbitrat biseduan per rreth 5 minuta , edhe me arbitrin e 4 , I cili pavaresisht se rregullorja nuk e lejon perdorimin e teknologjise , mund ta kishte pare ne perseritje ate gol te shenuar me dore.
    Por si duket , ishte nje episod qe dikujt I interesonte , qe te mos anullohej goli.
    Nuk e kuptoj se perse ne kampionatet e Amerikes se Jugut nuk vendoset arbitri pas porte si ne Evrope. Nese do te ishte , me siguri qe do ta kishte anulluar.

    Megjithate nuk I falet Brazilit , qe I duhej vetem 1 barazim per tu kualifikuar. Dhe qe prej pesimit te atij goli ishin edhe 15 minuta loje.
    Gjithsesi Dunga kishte thirrur ne skuader lojtare anonime dhe shume pak lojtare te njohur. Nuk e di pse Neymar nuk ishte pjese e Brazilit ?
    Por edhe Dunga si trajner nuk eshte ne nivel per te drejtuar Brazilin. Edhe me pare ai e ka drejtuar Brazilin , duke imponuar nje loje te mbyllur mbrojtese dhe pa spektaklin me te cilin jemi mesuar ta shohim .

    1. sonar288 says:

      Neymar nuk mund te luante sipas marreveshjes me Barcelonen. I eshte dhene opsioni te zgjedhe ne mes te lojrave olimpike Rio de Janeiro ose Kupes se Amerikes dhe ai zgjodhi te paren.
      Brazili gjithnje ka vuajtur ne Kupen e Amerikes per shkak te eksportit te vazhdueshem te yjeve te tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje