VIDEO/ Shqiptari Shkodran Mustafi dhe Shvajnshtajger i jep tre pikë të arta Gjermanisë

12 Qershor 2016, 23:03Sport TEMA

Kombëtarja gjermane ka marrë fitoren e parë në grupin C, kundër përfaqësues së Ukrainës.

Kombëtarja e drejtuar nga tekniku Joakim Lëv, fitoi me rezultatin e pastër 2-0.

Një sukses mjaft i rëndësishëm për kampionët e Botës, të cilët hedhin një hap të sigurtë drejt kalimit të grupit.

Autorët e golave për “Pancerat” ishin Shkodran Mustafi dhe Bastian Shvajnshtajger.

I pari që i dha epërsnë gjermanëve ishte mbrojtësi me orgjinë shqiptare në minutën e 19-të duke fituar duelin në zonë me mbrojtësit e Ukrainës, pas një krosi perfekt të marrë nga Toni Kross.

Një lojë mjaft e mirë për shqiptarin i cili ishte një nga më të mirët në fushën e lojës në mbrojtjen e gjermanëve.

Goli i dytë nga zëvëndëskapiteni erdhi në fundin e ndeshjes, ku Shvajnshtajger me portën e boshatisur nuk e ka të vështirë që të shënojë.

Një trepikësh shumë i rëndësishëm që i ngjit gjermanët në vëndin e parë me tre pikë të grumbulluara së bashku me Poloninë që ka po tre pikë.

Goli i shënuar nga Shvajnshtajger

Goli i shënuar nga Shkodran Mustafi

1 komente në “VIDEO/ Shqiptari Shkodran Mustafi dhe Shvajnshtajger i jep tre pikë të arta Gjermanisë”

  1. tirona says:

    Ne cdo kohe Gjermania ka nxjerre mbrojtsa te klasit te larte.kjo kohe do te jete koha e Shkodran Mustafit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje