Zbulohen arsyet se përse FSHF largoi nga detyra ndërlidhësen për mediat e huaja.
Austriakja Karin Vitasek ishte punësuar 3 javë më parë.
Mediat italiane, të parat që e publikuan lajmin, shkruajtën se ajo u dëbua nga zyra për shkak se fliste shumë në telefon.
Ky fakt duhet se nuk i ka pëlqyer trajnerit De Biasi.
Ai mësohet të ketë shprehur pakënaqësi se Vitasek u jepte mediave të huaja më shumë informacion se sa duhej.
“Dekonspirimi i disa informacioneve që lidheshin direkt me skuadrën në stërvitje dhe veçanërisht te mediat zivecarene ka bërë që nga dje austriakja të mos jetë pjesë e stafit që merret me marrëdhëniet me publikun në rezidencën e përkohëshme në Francë”, shkruan Panorama Sport.
Gazeta italiane “Il Secolo XIX” njoftoi një ditë më parë se ajo fliste shumë me përfaqësues të gazetave dhe televizioneve.
Nga FSHF nuk ka patur asnjë komunikim për këtë rast. Ndërsa Vitasek është shprehur se ky nuk ishte vendimi i saj.