Amir Abrashi dhe Ermir Lenjani ishin dy lojtarët kuqezi që dolën në konferencën për shtyp këtë të hënë në prag të ndeshjes me Francën, duke u shprehur njëzëri se ndeshja ndaj Francës është analizuar dhe po përgatitet shumë mirë nga ekipi ynë.
Abrashi u shpreh se për të marrë një rezultat sa më të mirë ndaj vendit organizator, Shqipëria duhet të luajë ashtu si ka bërë në dy ndeshjet e grupit me ta, ku në njërën arritën të fitojmë 1-0, ndërsa barazuam në Francë 1-1.
“Kundër Francës do të luajnë ashtu si në dy ndeshjet që zhvilluam në grup kundër tyre. Do të japim maksimumin. E kemi analizuar shumë mirë Francën, ndërsa do të tentojmë të minimizojmë ato gabime që kemi bërë në ndeshjen e parë ndaj Zvicrës”, u shpreh Abrashi.
Një tjetër lojtar mjaft i rëndësishëm te Shqipëria, jo vetëm në këtë Europian, Ermir Lenjani u shpreh se pret një Francë krejt tjetër nga ajo e dy ndeshjeve të grupit, por megjithatë ekipi do të tentojë të bëjë më të mirën.
“Do të japim maksimumin në dy ndeshjet e fundit, sidomos në sfidën ndaj Francës. Është një Francë krejt tjetër nga ajo që kemi luajtur dy ndeshjet. Kemi edhe dy ditë për t’u përgatitur. Sigurisht që do të jetë në sfidë e vështirë. Me ta kemi luajtur në dy ndeshje miqësore dhe i kemi analizuar si duhet. Jam optimist për një rezultat pozitiv”, tha Lenjani.
Jepni shpirtin ne fushe dhe ne do ju falim edhe gabimet qe mund te beni. Kerkojme loje dinjitoze dhe jo 11 lojtare qe ecin ne fushe ose qe mbyllen te gjithe ne mbrojtje.
Ju ka analizuar edhe Franca…lerini fryerjet para ndeshjes, ulni koken dhe na nderoni e mos beni gabimet trashanike te ndeshjes se pare. Luani ne Europian dhe gabimet qe keni bere jane te renda, jo te nivelit te kompeticionit.
Thuaji Sadikut dhe Gashit qe kur ball per balle me portjerin dhe porta eshte 7.2 metra e gjere, nuk gjuhet mbi portier.
sado ta keni analizuar nuk mundet franca me 20 kilsha si ju