Në një intervistë për emisionin francez Telefoot, trajneri i kombëtares franceze Didier Deschamps ka bërë një analizë të shkurtër për kundërshtarin e radhës, Shqipërinë.
“Shqipëria është kundërshtar i vështirë. Treguan se kanë skuadër të mirë, dhe arritën të përballen denjësisht me Zvicrën edhe me 10 lojtarë. Trajneri Italian De Biassi i ka organizuar mirë si skuadër. Prandaj mendoj se ndeshja e të mërkurës në Marsejë nuk do të jetë aspak e lehtë,” tha trajneri i Gjelave.
Pas trajnerit, ishte dhe sulmuesi kryesor i bluve, Antoni Griezmann, që premtoi se do të përpiqej të kthehej në formën e tij më të mirë në përballjen me Shqipërinë, pas një sezoni të lodhshëm me Atletikon.
Shqipëria dhe Franca do të përballen të mërkurën në orën 21:00 në “Velodrome”.
Shqipëria ka marrë dy rezultate pozitive në dy miqësoret e zhvilluara me Francën në eliminatore, një fitore dhe një barazim.
tani ka rradhen e humbjes..shkon apo nuk shkon ti shohe Rama.
TRANIERI FRANCEZ E KA TE QARTE ,QE KUQEZINJTE NUK DO TE TREGOHEN TOLERANT SI ME DHURATEN QE I BEREN ZVICRES ,ZVICRA GEZON PRIVILEGJIN E MESUESIT . MESUESI NUK RRIFET !!
Keshtu jane njerezit modest jo si ne do bejme kete e ate do i mundim te tere.