VIDEO/ Nuk ka fitues mes Irlandës dhe Suedisë

13 Qershor 2016, 20:09Sport TEMA

Sfida mes Iralndës dhe Suedisë ka përfunduar me rezultatin e barabartë 1-1.

Të dyja ekipet kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen e parë të grupit E, i cili është dhe barazimi i parë në këtë kampionat europian.

Ndeshja e luajtur në  “Stade de France” dhuroi mjaft emocione për sportdashësit e të dyja skuadrave, sidomos në pjesën e dytë të lojës kur erdhën dhe golat e ndeshjes.

Të parët që kaluan në avantazh ishin Irlandezët në minutën e 46-të të pjesës së dytë.

Një akasion perfekt i lojtarëve të drejtuar nga “O’Neill”, me Wesley Hoolahan që finalizojë mjeshtërisht me gol askionin perfekt në zonën kundërshtare.

Reagimi i suedezve erdhi në minutën e 71-të me Ibrahimovic që hedh një kros brënda zones, por mbrojtësi i Iralndës Clark është i pafat duke e devijuar topin në portën e tij.

Në grupin E bëjnë pjesë dhe italia së bashku me Belgjikën që do të ndeshen në orën 21:00.

Ndeshjen e rradhës Irlanda do ta ketë kundër Belgjikës, ndërsa Suedia do të sfidojë Italinë

Goli i barazimit për Suedine, autogoli i Clack

Goli i shënuar nga  Wesley Hoolahan

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje