KLASIFIKIMI/ Përmbledhja e ndeshjeve të grupit D dhe E

13 Qershor 2016, 23:25Sport TEMA

Kanë përfundur dhe katër ndeshjet e para të grupeve D dhe E.

Në grupin D ku bëjnë pjesë kombëtaret e Spanjës, Kroacisë, Cekisë dhe Turqisë nuk ka pasur surpriza ne rezultate, pasi që të dyja ekipet pretendete si Spanja ashtu dhe Kroacia kanë mundur të marrin pikët e plota në ndeshjet e para.

Kampionët në fuqi të Europës arritën që të fiton përballë Cekisë me rezultatin 1-0. Një fitore jo e lehtë për Spanjën e cila erdhi në minutat e fundit të ndeshjes me anë tëmbrojtësit Gerrard Pike.

Ndërkohe, Kroacia gjithashtu mori një fitore të rëndësishme përballë Turqisë me po të njëjtin rezultat 1-0 falë një eurogoli të shënuar nga Luka Modric.

Më këto dy fitore Spanja dhe Kroacia janë pranë kalimin për në fazën tjetër.

Ndërkohë në grupin E ku bëjnë pjesë, Italia, Belgjika, Suedia dhe Iralanda, përfaqësuesja Italiane është e vetmja që ka marrë pikët e plota në ndeshjet e para.

Ekipi i Antonio Kontes fitoi me rezultatin 2-0 në ndeshjen e parë kundër rivalit më të fortë në grup sic është Belgjika.

Golat e Giaccherini dhe Pelles i dhanë një fitore mjaft të rëndësishme italianëve që shkojnë të qetë në ndeshjen e rradhës.

Ndërsa sfida tjetër mes Suedisë dhe Iralndës përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1.

Një sfidë ku që të dyja ekipet kërkonin fitoren por që nuk shkuan më shumë se barazimi.

KLASIFIKIMI

Grupi D

1. Spanja 3 pikë
2. Kroacia 3 pikë
3. Cekia 0 pikë
4. Turqia 0 pikë

Grupi E

1. Italia 3 pikë
2. Suedia 1 pikë
3. Irlanda 1 pikë
4. Belgjika 0 pikë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje