Ndërkohë që e gjithë vëmëndja është përqëndruar tek kampionati europian, skuadra e Juventusit ka kryer një goditje mjaft cilësore në këtë merkato vere.
Kampionët në fuqi të italisë kanë nëshkruar me mesfushorin Miralem Pjanic.
Boshnjaku i cili është aktivizuar me skuadrën e Romës ka nënshkruar një kontratë të re me bardhezinjtë.
Nepermjet komunikates zyrtare, Juvetusi njofton se ka paguar klauzolen prej 32-milion euro për të marrë shërbimet e Miralem Pjanic dhe ka firmosur nje kontrate 5 vjecare.
Pas nënshkrimit të kontratës me Juventusin Pjanic ka thënë dhe fjalët e para për këtë transferim.
“Të luaja në “Juventus Stadium” si kundërshtar ka qenë gjithmonë e vështirë. Juventusi është një skuadër e madhe dhe tashmë do të luaj me fanelën e Juventusit. Jam shumë i kënaqur për këtë. Jam i gëzuar që jam këtu, shpresoj t’u jap shumë kënqësi në fushë tifozëve dhe të fitoj me ta. Forza Juve!” deklaroi Pjanic