Shqipëria dëshiron ta shfrytëzojë në maksimum pjesëmarrjen e saj të parë në një kampionat Europian. Kuqezinjtë e De Biazit, që janë një prej surprizave të këtij edicioni, do të kërkojnë të vazhdojnë befasinë në kontinent.
Por përveç të qenit një paraqitje dinjitoze, ajo shoqërohet edhe me shpërblime shumë të majme. Kualifikimi për në raundin tjetër të turneut ka një shpërblim më të madh sesa vetë kualifikimi.
Vetëm fakti që Shqipëria është pjesë e fazës në grupe të “Euro 2016”, i ka dhuruar Federatës së Futbollit një pagesë prej 8 milionë eurosh.
Tashmë ka në dorë mundësinë që ta mbushë arkën më tepër.
Çdo fitore në grupe shpërblehet me 1 milion euro, ndërsa barazimi me 500 mijë të tjera.
Në rast se ia dalin që të sigurojnë një “biletë” për në 1/8-tat, duke qenë se kalojnë 16 nga 24 pjesëmarrëse, premio e radhës do të ishte prej plot 9.5 milionë euro, raporton Panorama Sport.
Por, duke ditur që kualifikimi nuk realizohet pa 0 pikë, atëherë për çdo kombëtare, minimumi matematikor do të ishte prej 10 milionësh.
Në total do të varionte nga 18-22 milionë euro për Shqipërinë. Një fond që do të ishte ndihmë e madhe investimesh në futbollin vendës, i cili vazhdon të vuajë probleme të mëdha.
Djemve të De Biazit u kanë mbetur edhe dy takime në dispozicion, pasi dështuan që të evitojnë humbjen kundër Zvicrës.
Për të kaluar në raundin tjetër mund të mjaftojë një fitore, por duket se “finalja” e kuqezinjve do të jetë pikërisht kundër Rumanisë, e cila u mund në Franca në takimin hapës të kompeticionit.
Gjithsesi, të mërkurën do të kërkohet që të surprizohet vendi organizator, Franca, ndaj të cilit kanë arritur rezultate pozitive në miqësoret e fundit.
Mesa duket do vertetohet parashikimi i Beograd Buzhales: Shqiperia 0 pike dhe asnje gol te shenuar….
Ndihme e madhe investimesh per futbollin vendas thote trapi! A i keni syte ne vend a ju kane plasur? A jeni idiote a naive qe prisni investime nga kryehajduti e kryemafiozi i federates qe e ka zaptuar ate institucion si bari i keq bimen? A nuk e keni pare sesi i blen votat sa here ka zgjedhje ne federate! Ai po privatizon gjithcka o te mjere deri tek stadiumi qe duhet te jete i te gjithe shqiptareve, e ju prisni investime! Me thuaj nje here te vetme o gazetar leshi se kur ka bere transparence financash te federates Duka, kur dhe te kush ka dhene njehere te vetme llogari sesi shoenzohen fondet? Sa te jete ne krye te Fshf ky hajdut ordiner, ky mafioz, ky top muti deliri i te cilit kerkon qe punonjesit ta therresin “mbret”, kurre ska per te bere hajer ai institucion dhe as futbolli shqiptar!
Sa te jete Duka mafiozi i derrit ne Federate, jo 10 milione te marrim, por 100 milione e prape asnje investim nuk do beje per futbollin, per te ndertuar nje akademi profesioniste sic e ka cdo vend tjeter ne Ballkan.