Seanca stërvitore e pasdites së djeshme, e fundit në Perros Gurec, para ndeshjes me Francën, ka zbuluar strategjinë e De Biazit për ndeshjen e ditës së nesërme, e dyta në finalet e “Euro 2016”. Nuk ka diskutim, për trajnerin italian të kuqezinjve humbja me Zvicrën duhet marrë jo vetëm si pësim, por edhe si mësim. Që do të thotë se ata lojtarë titullarë, që nuk e justifikuan besimin e tij, do ta nisin nga stoli ndaj transalpinëve. Kjo gjë vlen për dy lojtarë mesfushorë, Taulant Xhakën dhe Odise Roshin, ndërkohë që duket se “e ka kaluar klasën” Armando Sadiku në sulm, edhe pse shpërdoroi jo pak ndaj helvetëve. Megjithatë, lëvizshmëria e madhe, kilometrat e përshkuar nga lojtari në fjalë, duket se janë vlerësuar nga trajneri, i cili do t’ia besojë sërish atij repartin e përparmë.
Kjo do të thotë se Balaj dhe Cikalleshi nuk janë në formën e duhur, që të përfitojnë. Kriteri kryesor për këtë ballafaqim nga De Biazi është forma maksimale fizike e atyre që do të luajnë kundër Francës, një kundërshtari me shumë cilësi, sidomos në individualitete. Porta do të ketë “pronarin” e saj, Etrit Berishën, që pas gabimit në rastin e golit të Zvicrës, u rrit shumë dhe evitoi gola të tjerë të sigurtë. Vendin e kapitenit Lorik Cana, i pezulluar për shkak të kartonit të kuq, që mori në Lens, do ta zërë Arlind Ajeti, i cili do të jetë në krah të Mavrajt, në qendër të prapavijës kuqezi. Krahët e mbrojtjes nuk ndryshojnë, me Hysajn dhe Agollin. Burim Kukeli do të luajë para mbrojtjes, duke pasur detyra difensive, por edhe ndërtuese. Nxjerrja e topit nga zona jonë është mision i tij.
Vendin e Taulant Xhakës në mesfushë e zë Ledian Memushaj. Kjo zgjedhje bëhet edhe për shkak se Ergys Kaçe ka probleme fizike dhe vijon stërvitjen i diferencuar. Nëse do të kishte qenë në maksimumin e tij, lojtari i PAOK-ut do ta niste titullar ndeshjen ndaj Francës. Vlonjati i Peskarës do të jetë në “kullën e regjisë” kuqezi, do të ftillojë manovrën tonë sulmuese, duke shpërndarë topat nga krahët, tek Lenjani dhe Lila, apo asistuar Sadikun me topa pas krahëve të mbrojtësve francezë. Andi Lila ul në stol Roshin, në të djathtë të mesfushës. Edhe në këtë rast ka predominuar aspekti fizik, me kavajasin që spikat në këtë drejtim, edhe pse nuk ka shpejtësinë dhe driblimin e mesfushorit të Rijekës.
Pra, De Biazi pritet të bëjë tri ndryshime, njëri prej të cilëve është i detyruar (Ajeti-Cana). Qasja taktike nuk ndryshon, sepse Shqipëria do të jetë e vendosur në fushë me modulin 4-5-1, ose 4-1-4-1. Kur do të sulmojmë ne, skema kalon në 4-3-3, por theks i veçantë do t’i kushtohet mospësimit të golit. Sidomos minutat e para, të cilat kanë rezultuar fatale në 4 miqësoret e fundit dhe sfidën europiane ndaj Zvicrës, mbeten makthi i kuqezinjve. A do të “prishet syri i keq” në këtë drejtim? Kjo mbetet të shihet, ndërkohë që kuqezinjtë duhet të “mposhtin” edhe parashikimet e kompanive të basteve dhe statistikat e përballjes me “gjelat”… /Telesport
Me Lilen ne vend te Roshit na merr lumi. Kujtoni vetem pjesen e 1 ndaj Austrise. Pjesa e 2 me futjen e Roshit ne vend te Liles ishte krejt tjeter. Pse? Sepse Lila nuk eshte lojtar krahu sulmues, por mbrojtes dhe maksimumi eshte rezerva e Hysajt por jo e Roshit. De Biazi nuk ze mend. Mjafton te kujtojme komentin e eurosport ne ate ndeshje “Lila nuk merej vesh se cfare bente ne fushe, as sulmonte dhe as mbrohej”. Parashimi me Francen nese do lozim me kete modul France-Shqiperi pjesa e 1; 2-0 per Francen. Ne pjesen e 2 De Biazi zevendeson Roshin me Lilen dhe te pakten mund te shofim ndeshje futbolli. Kukeli nuk duhet ne mesfushe. Loja jone ndryshoi vetem kur Kukeli u terhoq ne mbrojtje ne vend te Canes. Atehere filluan mesfushoret te qarkullonin topin. Perfundimisht e fillojme lojen me 2 lojtare manget.
Po u mbrojte e ha.Franca duhet surprizuar e sulmuar por mesa duket ky nuk mer veesh i ka hy frika se mos pesoje gola dhe ka rreshtu 6 mbrojtes ne 1 ndeshje.
e more legen tranier nuk ndertove asnjehere skuader. sadiku dhe memushaj nuk bejne as per kampionatin shqiptar… vetem gruan e dukes ke lene gjithmon jasht njembedhjeces
Basha, cikalleshi dhe gashi duhen ne fushe
Jam shume dakort, me te tille lojtare mund ti krijojme shume problem Frances, por ishalla DeBiazi I therret mendjes para kohe
Ai Sadiku esht lojtar koti fare
Atij edhe bosh tja lesh porten nuk ben dot gol,
Duhej patjeter te futej Cikalleshi sepse si esht shum i fuqishem duke krijuar alarm tek mbrojtja e kundershtarit dhe di te godase porten shum mire
Po ashtu Roshi duhej te ishte ne loje se Lila nuk loz dot ne sulm
Ky esht trajner trap
Per mendimin tim amatoresk por qe kam qejf ta them,
De Biazi nuk po drejton ndersherisht kombetaren, me qellim, sepse:
1. nuk mori kontributoret qe cuan deri ne finale ( kriter qe vete ai vendosi) duke lene jashte Salihin, Mehaj, Beratin…etj
2. nuk mendon te aktivizoje lojtaret si Bala, pa golin e tij kunder Portugalise nuk do ishim ketu ku jemi, apo edhe Cikalleshin nje super-lojtar por aktivizon Sadikun i cili tregoi se i dridhen kembet perpara portes…
3. pse e ben ai kete, thjesht per te reklamuar ato lojtare qe nuk jane te stabilizuar ne ekipet e tyre per t’u bere edhe menaxheri i tyre (shitesi) i tyre duke perfituar shuma te majme… Salihi nuk e blen me kush, ai po var kepucet ne gozhde, Mehaj ka kotrate 3-vjecare, Berati po ashtu, Balaj eshte stabilizuar tek RIJEKA, XHAKEN ndoshta nuk aktivizon …ADN SO ON…
I KERKOJ TE FALUR DE BIAZIT NESE NUK ESHTE ME TE VERTETE KESHTU, por ka disa mos-mbajtje premtimesh nga ai dhe kjo na ben neve si tifoz edhe ta paragjykojme…
gjithesesi, suksese kometares edhe De BIAZIT
Me kete trainer???
Nuk leshojme nje drom me mire, mbase kualifikohemi!!!