De Biasi: Keqardhje për humbjen ndaj Zvicrës. Kundër Francës për të marrë maksimumin

14 Qershor 2016, 20:31Sport TEMA

Trajneri i Kombëtares shqiptare Gianni De Biasi së bashku me Ansi Agollin kanë dalë në konferencën për shtyp përpara sfidës së nesërme kundër Francës.

Tekniku Italian shprehu keqardhjen për humbjen ndaj Zvicrës ku sipas tij ekipi zhvilloi një lojë mjaft të mirë dhe nuk duhej të dilte pa pikë nga ai takim.

” Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë ndaj Zvicrës dhe mendioj se humbëm tre pikë. Jemi të zhgënjuer për rezultatin ndaj Zvicrës por jo për lojën pasi arritëm që të dominomim” tha De Biasi.

Përsa i përket ndeshjes së nesërme kundër Francës, Italiani theksoi se skuadra është përgatitur në maksimum për të marrë më të mirën nga kjo përballje.

“Francën e njohim shumë mirë pasi kemi luajtur dy ndeshje kundër tyre dhe janë një kombëtare shumë e fortë dhe jo më kot janë favoritët e grupit. Jemi përgatitur në maksimum për këtë sfidë. Nuk besoj se Franca do të na nënvlersojë pasi kemi luajtur dy herë kundër tyre dhe kemi marrë rezultate pozitive. Ndryshimet në formacion? Nuk e di nga dalin këto informacione pasi ne e bëjëm stërvitejn me dyer të mbyllura” u shpreh Italiani

Sfida mes Francës dhe Shqipërisë do të luhet ditën e nesërme në orën 21:00 në stadiumin e Marsejës

 

 

 

 

3 komente në “De Biasi: Keqardhje për humbjen ndaj Zvicrës. Kundër Francës për të marrë maksimumin”

  1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


    O Gani Abazi
    S’e di ti mor Lal?!
    Te gjitha shpifjet vijn
    Nga Qyqari DigjiSal !

  2. K. F says:

    Shko mbusho mo pepino, thuaj qe do perpiqemi, por jo te rivalizojme Francen, me nje ekip kokepakaresh qe ke bere, te cilet nje pjese e kane vendin ne Meke, jo ne fushen e futbollit.

  3. tironsi vjeter says:

    Me kembet ne toke, dhe mendjen ne vend neser me Francen, se ata nuk kane asnje kosovar ne ekip!!!!! Nqs u del rasti, do te na fusim sa kane mundesi, se gjithe Franca po i kritikon per lojen me Rumunet. Ideja ketu eshte te mos pesojme shume gola, kaq! Sikur te ishim te afte tu marrim ndonje baraqzim, do te ishte fitore e madhe per ne. Te tjerat pastaj, jane fjale boshe. Do zoti Ganiu fut Cikalleshin, se Sadiku nuk eshte i afte te qullose gje, fatkeqesisht. Kace eshte i vetmi qe mundet te na lidhe pak ne mesfushe, kurse ai Lenjani nuk duhet lene me shume se 20 min ne loje se aq i ka baterite. Lojtaret tane jane shumica medioker, pervec Hysaj dhe Kaces, dhe vetem ne mbrojtje jemi te afte te luajme, per aq sa luajme, deri sa te hame ndonje gol. Trajnerin e kemi nga shkolla e katenacios, dhe kete ai e din mire. Ka kohe qe po ua meson djemve, dhe sa kemi arritur e kemi nga mbyllja ne porte. Nqs nuk e shikojme dot realitetin sic eshte, e veme veten para zhgenjimit. Arritja jone qe e madhe qe u kualifikuam. Por te ruajme dinjitetin dhe te kthehemi me balle lart ne atdhe, me humbje te lehta, jo si qyqare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje