PROFIL i UEFA/ Tre fjalë të mëdha për të përshkruar Elseid Hysaj!

14 Qershor 2016, 17:04Sport TEMA

Mbrojtësi i djathtë i Shqipërisë Elseid Hysaj është përfolur së fundmi se kërkohet nga klube të famshme në Europë ndërsa ka rritur reputacionin e tij gjatë “Euro 2016”. Në faqen e UEFA-s është shfaqur një profil për shqiptarin ku nuk kursehen superlativat, por bëhen edhe kritika.  “Klas, dinamik dhe inteligjent”, kështu e përshkruan UEFA Hysajn.

Emri: Elseid Hysaj

Klubi: Napoli

Pozicioni: Mbrojtës

Kombësia: Shqiptare

Ditëlindja: 2 shkurt 1994

Këmba e preferuar: e djathta

Gjatësia: 182cm

 

Kanë thënë për të…

“Ai është një mbrojtës fantastik që mund të luajë në të djathtë ose në të majtë. Është shumë dinamik dhe ka aftësi teknike të mahnitshme.” Tarjneri i Shqipërisë Gianni De Biasi

Historia e tij

Lindi në Shkodër, shumë pranë kufirit me Malin e Zi. Ai u rrit nga nëna dhe gjyshërit e tij derisa i ati që punonte në ndërtim në Itali e morri me vete përtej Adriatikut të luante futboll. 14-vjeçari iu bashkua Empolit duke bërë debutimin e tij në moshën 17-vjeçare. Pas dy sezonesh në Seria B dhe një në Seria A ai firmosi me Napolin në 2015-ën. Ai e bëri debutimin e tij me Shqipërinë në moshën 19-vjeçare, shkruan UEFA, raporton Lapsi.

Stili i tij në futboll

I patrembur, i ndërhyn kundërshtarit i bindur. 22 vjeçari është një njeri “kyç” të Napoli dhe te Shqipëria. Ka një largpamësi në kroset e gjatë dhe pasimet e largëta siç u dëshmua edhe në ndeshjen ndaj Zvicrës. Por e para dhe me rëndësishmja për të është të mbrojë, i bekuar qetësi dhe një mënyrë të veçantë të leximit të lojës. “Ai është shumë inteligjent, shumë i balancuar”- ka thënë De Biasi. Ai është edhe konsistent. Elseid humbi vetëm një ndeshje me Napolin që doli i dyti në renditjen e Seria A pas Juventus.

Ai i ngjan…

Elegant dhe i qetë me topin ndërsa është i palodhur të vrapojë edhe kur nuk e ka atë. Ata që e kanë parë futbollin pak më herët duhet të kujtojnë Stefan Reuter të Gjermanisë, ish-lojtarin e Nürnberg, Bayern, Juventus dhe Dortmund.

Ku duhet të përmirësohet …

Ajo që është e qartë ç’kak i mungon Hysajt janë golat. Ai ka bërë më shumë se 170 pasime për Empolin, Napolin dhe Shqipërinë dhe ende nuk ka shënuar një gol të vetëm.

Hysaj ka thënë…

“Unë e marr çdo gjë që bëj seriozisht. Stërvitem shumë dhe punoj shumë. E studioj lojën time dhe punoj mbi gabimet e mia. Dua të bëhem edhe më i mirë”.

1 komente në “PROFIL i UEFA/ Tre fjalë të mëdha për të përshkruar Elseid Hysaj!”

  1. poli says:

    “ca i mungojn Hysajt jan golat”. kur nje skuader ka lojtar si Higuain qe shenon 30 plus gola ne sezon veshtir qe te vjen rradha. Posistive per Hysajn; ka me shum minuta loje ne fush nga te gjith pervec Pepe Reines.

    https://www.whoscored.com/Teams/276

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje