VIDEO/ Islanda befason në debutim Portugalinë

14 Qershor 2016, 23:06Sport TEMA

Islanda ka befasuar në ndeshjen e saj të parë në kampionatin europian.

Islandezët kanë marrë një pikë shumë të rëndësishme përballë rivalëve më të fortë të grupit F, sic është kombëtarja e Portugalisë duke barazuar me rezultatin 1-1.

Një debutim mjaft pozitiv për Islandën e cila zhvilloi një 90-minutësh pozitiv dhe pse luante përballë një kundërshtari të fortë si portugezët të cilët nuk ishin në formën e tyre më të mirë.

Pavarsisht se u ndëshkuan në minutën e 31-të nga Luis Nani i cili i vetëm përvballë portierit nuk e pati të vështirë të dërgonte topin në fund të rrjetës, Islanda ndryshoi fytyrë në pjesën e dytë.

Ekipi i drejtuar nga Lars Lagerbak barazoi shumë shpejt që në minutën e 50-të me anë të Bjarnason që shënon golin e parë për Islandën në një kompeticion ndërkombëtar.

Një gol historik si për Islandën ashtu dhe për Bjarnason, duke qene së do hyjë në histori si futbollisti i parë i Islandes që shënon në një kampionat europian.

Minutat e fundit nuk sollën asnjë ndryshim në rezultat pavarsisht përpjekjeve të Portugalisë e cila zhvilloi një lojë të dobët.

Një nisje pozitive për Islandën që merr një pikë të rëndësishme përbllë pretendetëve të grupit F.

Goli i shënuar nga Bjarnason

Goli i shënuar nga Luis Nani

1 komente në “VIDEO/ Islanda befason në debutim Portugalinë”

  1. Pelasgian says:

    De Biasi …hapi lockat dhe merr nje mesim FUTBOLLI DHE TAKTIKE nga ana e Islandezve.

    Respekt per kte skuader me te vertet HEROIKE.

    Kjo eshte MBROJTJE PERFEKTE DHE KUNDERSULM “GJIGAND”.

    Ik pirdhu tani ti bashke me ata brekdhjeret qe ke marre ne skuader.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje