Abrashi: S’kemi frikë nga ekipet e mëdha. Mavraj: Duam t’ia japim një shpullë Francës

15 Qershor 2016, 09:37Sport TEMA

Amir Abrashi është futbollist me përvojë.

Dhe ai është realist. Para ndeshjes me Francën të mërkurën Abrashi ka thënë se nëse shikohet në aspeketin psikologjik francezët kanë përparësi.

“Franca luan në shtëpinë e vet dhe do të ketë presion nga fansat”, deklaroi për agjencinë gjermane të lajmeve DPA ai.

Futbollisti i Kombëtares, megjithatë, ka treguar vetëbesim të madh, duke thënë se “kemi treguar se nuk kemi frikë nga ekipet e mëdha. Mendoj se mund të arrijmë rezultat pozitiv”.

Mbrojtësi i Kombëtares Mërgim Mavraj, i cili luan për FC Köln, është treguar edhe më i guximshëm.

Ai ka thënë se lojtarët shqiptarë më së shumti mendojnë se si t’ia japin një shpullë Francës.

Në dy vitet e fundit Shqipëria e ka sfiduar Francën dy herë: njëherë ka dalë barazim, herën tjetër e ka mposhtur me rezultat 1:0.

“Në dy vitet e fundit kemi luajtur dy herë kundër tyre dhe nuk i kemi mposhtur”, tha trajneri Didier Deschamps. Ai shtoi se pret një kundërshtar kompakt dhe të organizuar mirë.

2 komente në “Abrashi: S’kemi frikë nga ekipet e mëdha. Mavraj: Duam t’ia japim një shpullë Francës”

  1. Mafia LSI BandePrivate e Metes says:

    Po mor po, pordhet e medha te grisin breget…ishalla sju bie rasti te luani me islanden se aty do dukeni qe sdo keni me frike asnje ekip….

    skam degjuar nje gjerman, francez, anglez te thote do fitojm se sben dhe do ti japim shpulle……

  2. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Si nuk vute mend njehere me keto deklarata ?
    – Na thate ne fillim qe do marim 7 pike ne 3 ndeshje. —- iku kjo s’behet.
    – Pastaj Xhaka I madh na tha qe me Zvicren do fitonim ne — iku edhe kjo.
    – Tani po frikesoni Francen. Kini parasysh qe ajo France qe mundet ne Elbasan nuk eshte njelloj me kete France.
    Me mire rrini me kembe ne toke , qe te merrni dicka. Nese fluturoni ne boten e cudirave , do ta pesoni keq.
    Merrni shembull nga Islanda dje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje