Francë-Shqipëri, Ballist Morina: Nuk do jem në stadium, jam në arrest shtëpie

15 Qershor 2016, 10:18Sport TEMA

Në prag të ndeshjes më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, Ismail Morina ose siç njihet ndryshe Ballisti ka reaguar në rrjetet sociale duke publikuar një intervistë të dhënë për të përditshmen më të madhe sportive ‘L’EQUIPE’.

Gjatë kësaj interviste Ismail Morina thekson se nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen mes Francës dhe Shqipërisë, ndryshe nga sa e kishte premtuar.

“Islamil Morina është në arrest shtëpie dhe ka qenë e vështirë intervista me të pasi gjatë gjithë kohës survejohet nga kamerat. Ai nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen mes Francës dhe Shqipërise“, shkruan ‘L’EQUIPE’.

Shumë media të mëdha ndërkombëtare kanë kthyer vëmendjen jo vetëm nga Kombëtarja shqiptare por edhe nga protagonistët që kanë lënë gjurmë në kualifikimin e kuqezinjve.

Sipas ‘L’Equipe’ Ballisti është ‘lojtari’ i 12 i Shqipërisë i cili me dronin e tij ka ndikuar në kualifikimin historik të Shqipërisë.

Më pas intervista vijon me biografinë por nuk lihet pa përmendur edhe shifra dhe kërcënimet me jetë nga ana e shtetasve serbë.

7 komente në “Francë-Shqipëri, Ballist Morina: Nuk do jem në stadium, jam në arrest shtëpie”

  1. Mafia LSI BandePrivate e Metes says:

    Plehra me flamur te Zi.O perendi, kush jane patriotet e ketij kombi pa dinjitet.


    Qekur o milet ,flamuri shqiptar eshte i ZI dhe kuq.Cili vend tjeter ne bote sado patriot i ndryshon ngjyrat e flamurit kombetar dhe e respekton ate, aq me shume kur ne te nuk figuron i Madhi Gjergj Kastrioti por nje Bole dhe Kemal Efendi.

    1. the Punisher says:

      Obobobobo sa i trashe je ti o i zhgenjyeri i Metes. Kush te tha qe ky eshte nje flamur o kerric ?!

  2. the Punisher says:

    Gazetare serbofile. Paska ndikuar ne kualifikimin historik te Shqiperise ?! Te kishte qene Franca ne vend te Shqiperise ne ate ndeshje skandaloze, ndeshja do ishte nderprere qe ne minuten e dhjete. dhe jo dikur ne pjesen e dyte. Serbia do ishte denuar me nja 5 vjet dhe Frances do i kishin dhene trepikeshin e pa diskutueshem. Pallavra.

  3. undefined says:

    Duke shkuar ne xhami aty ku shpirti i gjen qetesi ketij tipik suniti alla flamur noka.

  4. latif says:

    o mole gazetar, dhe francezi ja shkruan sakte emrin, kurse ti e kishe me ngut se do shifje instagramin dhe ja ke shkrujt ISLAMIL

  5. zogist Morina says:

    Aty te rrish kokrra e katunarit

  6. "Horri i Bulevardit" says:

    Precedenti Ismail Morina i vetquajtur “Ballisti”, beri ate qe qysh nga data 12 qershor 2016, jane futur ne greve urie, mbi 50 te burgosur, qe jane denuar per armbajtje pa leje, te arrestuar pikerisht, per krimin e armbajtjes pa leje, qe u arrestua Ismail Morina, para ndeshjes Shqiperi-Serbi.
    Ligji eshte ligj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje