Euro 2016 ka në përbërje për herë të parë disa kombëtare interesante por bazuar në gjuhësinë, Shqipëria është ndër më intrigueset.
Shqiptarët e quajnë veten “Populli i Shqiponjave”. Por “Shqiponjat” nuk janë vetëm nga Shqipëria, por nga treva të ndryshme që njihen si “Diaspora”, një komunitet me njerëz anembanë botës që identifikohen si shqiptarë.
Më shumë jashtë vendit se sa brenda
Emigracioni në Shqipëri ka nisur që para diktaturës komuniste, ka vijuar gjatë dhe pas tij. Janë më shumë se 3 milionë shqiptarë në Shqipëri, dhe deri në 10 milionë të shpërndarë në Ballkan, Europën perëndimore dhe SHBA.
Kur De Biasi u caktua në 2011, atij iu la kartë e bardhë që të zgjidhte futbollistë shqiptare kudo ku luanin dhe jetonin, Zviër, Gjermani, Itali, Ish-Jugosllavi etj.
Pasion i ‘çmendur’
Shpërndarja e madhe e popullsisë, historia e vështirë dhe vuajtjet bëjnë që shqiptarët të jenë tifozët më pasionantë të mundshëm.
Granit Xhaka, një futbollist zviceran me origjinë shqiptare zgjodhi Zvicrën përpara Shqipëria, por u pendua shpejt. Ai paralajmëroi vëllain e tij Taulantin të mos bënte të njëjtin gabim.
Taulanti e zbatoi këshillën, por Graniti ende nuk është falur nga fansat shqiptarë.
Thuajse gjithë kombëtarja vjen nga diaspora, mjafton të përmendim disa emra si: Arlind Ajeti, Shkëlzen Gashi etj. Ajeti iu bashkua kombëtares para ndeshjes me Serbinë, ku u zhvillua dhe ngjarja e famshme e dronit.
Si është gjuha shqipe?
Shqipja është një ndër gjuhët më të vjetra në Europë dhe ndër të rrallat gjuhë indo-europiane. Ajo ngjason pak me hungarishten, por ka disa zanore të veçanta që e diferencojnë nga gjuhët e tjera.
Ajo është e ndarë në dy dialekte, toskë dhe gegë, jug dhe veri.
Nofkat
Futbollistët shqiptarë kanë disa nofka mjaft të veçanta dhe domethënëse, që përputhen me karakteristikat e tyre në fushën e blertë/
Cikalleshi: Tanku
Roshi: Raketa
Xhaka: Luani
Lenjani: Gatopardi
Berisha: Muri
Këngët që këndojnë
Krenaria kombëtare e Shqipërisë dhe tifozëve të saj mund të vërehet shumë mirë edhe në këngët që ata këndojnë.
Ja disa prej thirrjeve më të shpeshta në stadiume:
Shqiperi, O nena imd: Albania, my motherland
Ti Shqiperi me jep nder = Albania, you give me pride
Fluturon Shqiponja: The Eagle flies
O sa mire me ëen Shqiptar: Oh hoë good it is to be Albanian
Kjo e fundit është bërë dhe slogani zyrtar i këtij Europiani, i pari për kuqezinjtë në historinë e tyre.
Tifozat Kuq e Zi thonë se e kanë shpikur ata këtë shprehje që bashkon shumë tifozë shqiptarë nën një thirrje.
Kjo shprehje sot është përhapur aq shumë sa që është e vështirë të ketë ndonjë shqiptar të mos ta njohë dhe këndojë./ Përgatiti Amarildo Lumani/ TemA
“Language of Football”
Na cate trapin me keto …tifoza leshi….sa per pasionante jane irlandezet, anglezet, Uellsi ku kenga muk pushon adnje cast…mjaft me me keto tifoza leshi
Ik o idiot
Ju lumte, djem e vajza…qe po perconi pamje e vlerat tona europiane perendimore !