Atmosfera festive e startuar nga kuqezinjtë që në orët e para të mëngjesit në rrugët e Marsejës, në vigjilje të përballjes së Shqipërisë me Francën, e vlefshme për raundit të dytë të fazës së grupeve, në finalet e Europianit “Francë 2016”, gjatë orëve të pasdites ka “mbërritur” deri në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë. Si për të ecur në sinkron me koreografinë “street-shoë” (shfaqe rruge), e imponuar edhe më shumë pas refuzimit që autoritetet përkatëse i bënë kërkesës së tifozëve shqiptarë, për të shpalosur në fushën e stadiumit “Plages du Prade”, tifozët shqiptarë, të cilët nuk patën mundësinë për të mbështetur Kombëtaren në Francë, kanë imituar shfaqen në bulevardin e Tiranës.
Flamuri kuqezi mbulon bulevardin
Si për të mbërritur në sytë e mediave të huaja, e për t’i trasmetuar mbështetjen në distancë Kombëtares Kuqezi, para ndeshjes me Francën, tifozët shqiptarë, gjatë përgatitjeve të pasdites për të shijuar ndeshjen nga maxi ekranet e vendosura në Fan Zonat përkatëse, në kryeqytet, kanë shpalosur flamurin gjigand kuqezi me shqiponjën dykrenare. Një flamur që ka mbuluar një pjesë të konsiderueshme të bulevardit përgjatë rrugës nga Kryeministria, drejt Universitetit Politeknik të Tiranës.
flamuri shqiptar ne tirane by gazetaexpress-shqiperi
Ky flamur duhet valevitur edhe ne Prishtine, Shkup, Tetove, Presheve, Ulqin, Vlore, Janine, Preveze!