Mërgim Mavraj: Lodhja ndikoi për humbjen, por jam krenar për këtë ekip

15 Qershor 2016, 23:49Sport TEMA

Mërgim Mavraj, ashtu si lojtarët e tjerë, ka shprehur zhgënjimin e tij pas humbjes me Francën.

“Jemi mërzitur shumë. E kemi pritur që vëmendja duhet të ishte maksimale. Kur sheh që futen në fushë Griezman dhe Pogba, duhet që të jesh i përgatitur për këto nivele”.

Kush gaboi këtë herë?

“Pas ndeshjes jemi më të zgjuar se gjatë ndeshjes. Çfarë t’ju them! Në lojë mu duk se bëmë maksimumin”.

A u gabua me futjen e Veselit në vend të Ajetit?

“Ajeti u dëmtua dhe ishte i lodhur shumë. Nuk kishim zgjidhje tjetër. Nuk kemi lojtarë me eksperiencë më të madhe. Këta lojtarë kemi. Edhe Veseli kontribuoi por fati nuk ishte me ne”.

A ndikoi lodhja apo shpërqendrimi?

“Normalisht që dhe lodhja ishte pjesë e lojës. Ata e kishin topin 70% dhe mënyra e lojës sonë është shumë e lodhshme. Në fund nuk e di a ishte vetëm lodhja apo mosfokusimi maksimal. Nuk ishte sfida e këmbëve sesa sfida e trurit. Nuk besoj se ishte gjë e lodhjes sesa e dëshirës për të mos lëshuar asgjë”.

Ndeshja e fundit?

“Me Rumaninë kemi shpresë. Jam krenar që jam pjesë e kësaj skuadre”.

4 komente në “Mërgim Mavraj: Lodhja ndikoi për humbjen, por jam krenar për këtë ekip”

  1. Epiriiiii says:

    Te Dhjer, por Krenar…… Kombetare pa Gjak, nuk di te mbrej 1 rezultat, ha GOL ose ne minutat e para fare ose ne minutat shtes.

  2. vflp says:

    Per fat te keq ekipi yne nuk i perballon dot 90 minute loje. Pas minutes se 70-te lojtaret tane po ecnin ne fushe.

  3. Sharmuta says:

    Ahh, si qelloi ky kampionat ne kohe ramazani…….! ?
    Te qellonte ne nje kohe tjeter-pa do te shihnit ju…

  4. enter"" says:

    Posi posi, lodhja, ti ore djale je 2m i gjate, si ka mundesi nuk kape asnje top me koke, si ka mndesi nuk fitove asnje dyluftim ne zone??????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje