Trajneri i Kombëtares Xhani De Biazi është shprehur i hidhëruar me humbjen në minutat e fundit.
Ai tha se Shqipëria luajti shumë mirë, pavarësisht se humbi.
“Jam i hidhëruar për ndeshjen sepse e luajtëm deri në minutën e fundit.
Skuadra bëri një ndeshje të mirë në pjesën e parë ndërsa në të dytën na vunë në vështirësi. Ishte mëkat që nuk e ruajtëm deri në fund”, tha De Biazi.
“Për të kuptuar ndeshjen që bëmë, mjafton të shikosh mënyrën se si festuan francezët pas shënimit të golit të parë”, ka thënë trajneri Italian.
I pyetur se a është i mërzitur me zëvendësimet, pasi goli i parë erdhi nga qendra e mbrojtjes ku u vendos Frederik Veseli në vend të Arlind Ajetit që u dëmtua, De Biazi u përgjigj:
“Jo nuk jam i hidhëruar me askënd. As me lojtarët që e nisën nga stoli. E luajtëm mirë të gjithë ndeshjen.
Patëm dhe raste në pjesën e parë. Por nuk ia dolëm të shënojmë.
Në dhomat u thashë lojtarëve se bëmë ç’mundëm dhe nuk ka pse të mërzitemi”.
A ka më shanse Shqipëria:
“Do të tentojmë të bëjmë gjithçka me Rumaninë. Të bëjmë edhe atë golin që na mungon te ky evropian”, e mbylli De Biazi.
– Se pari lojtaret dhe tifozet tane , merziten shume , sepse pritshmerite e tyre ishin shume te medha. Keto pritshmeri u zmadhuan per shkak te fryrjes se tepruar dhe jashte realitetit qe iu be skuadres apo trajnerit para evropianit.
” Do marrim 7 pike ne 3 ndeshje , Do I marrim pike Frances….. etj” Dhe tifozet qe prisnin shume , u merziten kur morem aq sa kemi fuqite tona.
Sigurisht ne kete ndeshje e meritonim barazimin , por mos harroni se fati nuk te ndjek gjithmone , na ndihmoi ne kualifikueset p.sh me Portugaline , dhe na braktisi ketu.
—
– Se dyti De Biazi tregoi se as ai nuk mundi te “sheronte” kete skuader nga semundja e humbjes ne minutat e fundit. Dhe ky eshte nje deshtim I tij sepse gjate drejtimit te Shqiperise kjo lloj humbjeje ka ndodhur shume here.
—
Se treti xha Ganiu ka pjesen e fajita ne kete humbje. 5 minuta para fundit largoi nga fusha Ajetin qe po mbante shume mire repartin e mbrojtjes , dhe e zevendeson me nje lojtar anonym si Veseli qe s’ka luajtur asnje ndeshje. Dhe Veseli e harroi Grizman-in te vetem ne zone , dhe ai shenoi qetesisht.
XHA GANI , A U PENDOVE QE NUK MBAJTE XHIMSHITIN !!!!!
—
-Se fundi , asnje zhgenjim nga kjo ndeshje.
Vertet qe dhame ne fushe 110% te fuqive qe kishim , por perseri kjo eshte me pak se fuqia e Frances !
Per mu zevendesimi i Ajetit ishte kuci i humbjes, bashke me lojen teper te dobet te Mavraj.
Djemte nuk e kane kondicionin fizik dhe perqendrimin per 90 minuta.
Veseli duhej te kishte mbuluar Griezmanin, qe te mos pesonim gol. Ne pjesen e dyte, skuadra jone ishte e lodhur, e rraskapitur…. e mbaruar fare… francezet vetem sulmonin ne pjesen e dyte me lehtesi…
De Biazi nuk ka cti jape me Shqiperise, Faleminderit dhe te fillojme nje faqe te re. Sjellja e De Biazit sot kur nuk beri asgje ne minutat e fundit per te sjelle ne vemendje te lojtareve kohen dhe per tu dhene nje keshille te momentit final, tregon se De Biazi pak ishte i interesuar per rezultat. Lenia jashte e Gjimshitit dhe Rashices eshte kosto e De Biazit, largimi i Vajushit metode per te cilen DB gjen edhe kurajon ta afishoj si sjeellje e denje tregon per mangesi karakteriale. Krahu i majte ishte i lodhur, atehere perse duhet Aliji? Gjermania luan pa sulmues te deklaruar? Sadiku eshte voluminoz dhe duhet kur kundershtari eshte ne renie, perse jo Gashi? Ai foli trajneri me Berishen , kur shihet qarte se Berisha eshte fundori me i dobet i kampionatit. Apo Berisha eshte prekur nga sindromi i Majlinda Kelmendit?Ju lumte se te gjithe po japin gjithshka, por kjo eshte differenca e trjanerit te mire nga ai i zakonshem, kjo eshte differenca e skuadra te medha nga skuadrat e vogla. Na duhet nje trajner gjerman, pasi Zenga qe eshte projektuar eshte per te trajnuar nje ekip te kategorise se pare.