Gjermania dhe Polonia ndahen në paqe

16 Qershor 2016, 22:59Sport TEMA

Nuk ka fitues në sfidën e dytë të grupit C, mes Gjermanisë dhe Polonisë e cila përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0.

Të dyja ekipet marrin nga një pikë në një sfidë e cila nuk ishte në nivelet që pritej, pasi rastet për shënim ishin të pakta.

Një barazim që i mban të dyja kombëtaret në kuotën e katër pikëve, dhe do ta vendosin kualifikimin në ndeshjet e fundit.

Të dyja kombëtaret kanë të njëjtën kuotë pikësh, nga katër pikë secila duke kryesur grupin të ndjekur nga Irlanda e Veriut me tre pikë.

Ndeshja e rradhës për Gjermaninë do të jetë kundër Irlandës së Veriut, ndërsa Polonia do të sfidojë Ukrainën e cila është e eleminuar nga grupi.

1 komente në “Gjermania dhe Polonia ndahen në paqe”

  1. enter"" says:

    Gjynah Polonia, nuk arriti ta shpartallonte Gjermanine e ngordhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje