VIDEO+FOTO/ UEFA, një reportazh emocionues për Shqipërinë: Babë e bir udhëtojnë drejt Francës për të parë kombëtaren kuq e zi

17 Qershor 2016, 12:56Sport TEMA
VIDEO+FOTO/ UEFA, një reportazh emocionues për Shqipërinë:

UEFA publikon një video reportazh emocionues të Danielit, një tifoz shqiptar, emigrant i cili udhëton drejt Lensit për të parë ndeshjen e kombëtares kundër Zvicrës.

“Është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në Kampionatin Europian dhe shkuarja në Francë është momenti më i bukur që më ka ndodhur ndonjëherë. Mezi po pres të shkoj” thotë ai.

Më pas vjen momenti kur djaloshi përmes skajp i tregon surprizën të atit se i kishte blerë dhe atij një biletë.

“Babai im gjithmonë ka parë në televizor ndeshjet e kombëtarës. Shkuarja në Lens për ta parë nga stadiumi ndeshjen do të jetë emocioni më i madh”

“Endrra u bë realitet” thotë i ati tepër i emocionuar

Më 11 qershor Shqipëria humbi dhe Zvicra shënoi një gol, megjithatë momentet që kanë përjetuar në stadium janë të paharrueshme.

 

2 komente në “VIDEO+FOTO/ UEFA, një reportazh emocionues për Shqipërinë: Babë e bir udhëtojnë drejt Francës për të parë kombëtaren kuq e zi”

  1. Rena says:

    Sa kujtim i bukur

    1. Shpellari says:

      Ky djali duket se qenka tamon race iliro-dardane, ca thote tash zhaba syfryte me nofken
      Tourkopordhos?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje