Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi, festoi të enjten 60-vjetorin e lindjes.
Festa e ditëlindjes është zhvilluar në Francë, në qytezën ‘Perros Gueric’. Të pranishëm ishin kreu i FSHF Armando Duka dhe përfaqësues të tjerë të federatës, djemtë e kombëtares dhe miq të teknikut italian.
Për 60 vjetor, De Biasit iu rezervua një tortë me flamurin shqiptar kuq e zi dhe urimin në italisht.
Për italianin natyrisht se kjo mund të jetë ditëlindja e tij më e mirë, pasi po gëzon suksesin më të madh në karrierë, duke u paraqitur në Kampionatin Evropian dhe kjo ditë e vecantë për të erdhi pikërisht gjatë Euro 2016.
De Biasi ka thënë se dhurata më e mirë do të ishte kualifikimi i Shqipërisë ndaj Rumanisë, por gjithsesi të presim deri të dielën.
Edhe 100 o Gano! ? ? ?
Jeta te gjate dhe suksese !
Por ,po te ishte menderSaliu kryeminister…..do ta perzinte per dy aresye,…..
1-pse e coj kombetaren ne europian…..dhe merziten….serbet….
2-pse reklamon flamurin shqiptar me ngjyre te kuqe…..ku mender ky njeri e ka dash gjithmone….blu,ashtu sic e beri me targat e makinave……