KLASIFIKIMI/ Përmbledhja e ndeshjeve të grupit D

17 Qershor 2016, 23:18Sport TEMA

Kanë përfunduar dhe katër ndeshjet e dyta në grupen D.

Në këtë grup ku bëjnë pjesë ekipet e Spanjës, Kroacisë, Çekisë, dhe Turqisë, spanjollët arritën që të sigurojnë matematikisht kualifikimin për në fazën tjetër të “Euro 2016”.

Ekipi i drejtuar nga Visente Del Boske arriti që të mposhtë lehtësisht skuadrën e Turqisë me rezultatin 3-0 duke siguruar kalimin për në fazën e 1/8-tave, ndërsa Turqia pas kësaj disfate skualifikohet nga turneu.

Në sfidën tjetër mes Kroacisë dhe Çekisë e cila ishte një nga sfida që ka dhuruar mjaft emocione pasi u shënuan për herë të parë katër gola në një ndeshje në këtë kampionat.

Pavarsisht se Kroacia arriti të kalojë në epërsinë e dy golave, Çekia nuk i humbi shpresat duke e barazuar rezultatin në fundin e ndeshjes.

Një barazim i cili do të vendosë në ndeshjen e fundit se kush nga këto dy ekipe do të kalojë për në fazën tjetër.

 Klasifikimi i grupit D

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje