Xhaka, mbreti i pasimeve në “Euro 2016”

18 Qershor 2016, 09:42Sport TEMA

Mesfushori Granit Xhaka me sukses po luan si shef i repartit të mesfushës te Përfaqësuesja e Zvicrës në “Euro 2016”, edhe pse para këtij turneu të shumtë ishin ata që kishin dyshime në kapacitetet e kosovarit për të kryer këtë rol.

Por pas vetëm dy ndeshjeve në “Euro 2016” Xhaka ka dhënë përgjigjen e duhur, shkruan të premten gazeta zvicerane “Blick”.

Mesfushori 23-vjeçar, po i jep jetë lojës së Zvicrës nga roli i mesfushorit defensiv, pasi çdo sulm po nis me pasimin e tij. Pas dy ndeshjeve, në të cilat Zvicra mposhti Shqipërinë (1:0) dhe barazoi me Rumaninë (1:1), statistikat janë impresionuse, transmeton Koha Ditore.

Xhaka është mbret i pasimeve deri më tash në “Euro 2016”. Në dy ndeshjet kundër Shqipërisë dhe Zvicrës, ka dhënë jo më pak se 218 pasime të sakta – më shumë se çdo futbollist tjetër që po luan në “Euro 2016”.

Vetëm mesfushori gjerman Toni Kroos i afrohet Xhakës sa u përket pasimeve, pasi futbollisti i Real Madridit ka 215 pasime, pra tri më pak. Xhaka renditet i pari, Kroos i dyti, kurse N’Golo Kante i Francës është i treti me 178 pasime.

3 komente në “Xhaka, mbreti i pasimeve në “Euro 2016””

  1. miri says:

    Gazetare, ju lutem, ne ju besojme informacionin.
    Sipas artikullit Shqiperia e paska shenuar golin e pare historik ne nje evropian !
    Zvicer-Shqiperi ju thoni 2-1 !
    Me duket se rrin pak ngushte

  2. miri says:

    Mire bete qe e korigjuat, por pas verejtjes sime mund te lini nje shenim ose pse jo, edhe nje falenderim

  3. miri says:

    Faleminderit per korigjimin
    edhe mua ju me falenderoni per verejtjen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje