Banderola për Kosovën/ UEFA nis hetim ndaj Shqipërisë

18 Qershor 2016, 09:35Sport TEMA

Gjatë takimit Francë – Shqipërisë në stadiumin e Marsejës është hapur një pankartë me mbishkrimin “Kosova është Shqipëri”. Kjo ka bërë që Komisioni Disiplinor i UEFA-s të nisë hetimet. Për këtë vendimi do të jepet më 21 korrik. Tifozët shqiptarë po hetohen edhe për fishekzjarret e ndezur në takimin kundër Zvicrës në Lens.

Gazeta serbe, “Novosti” i është drejtuar UEFA-s me pyetjen: “A është ky një lloj provokimi pasi politika nuk ka vend në sport?”. UEFA i është përgjigjur pyetjes në këtë mënyrë: “Përshëndetje, UEFA ka hapur procedurë disiplinore kundër Federatës së Futbollit të Shqipërisë për dy incidente të izoluara në Francë. E para ka të bëjë me fishekzjarrin e ndezur në ndeshje Zvicër – Shqipëri, ndërsa tjetra ka të bëjë me një flamur ku shkruante “Kosova është Shqipëri”. Ju lutem, në lidhje me këtë, shikoni nenin 16, paragrafi 2 të Rregullores Disiplinore të UEFA-s. Në çdo rast, Komisioni i Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s do të vendosë gjithçka në mbledhjen e datës 21 korrik”, shkruan në njoftimin e UEFA-s.

Por çfarë shkruan në nenin e 16-të, paragrafi 2 të Rregullores Disiplinore të UEFA-s, e cila përcakton qartë dispozita të cilat nuk duhet të shkelen.

“Klubet dhe ekipet kombëtare janë përgjegjës për ngjarjet në stadium dhe më gjerë, para, gjatë dhe pas ndeshjeve, dhe kjo i referohet: Hyrjes së tifozëve në fushë, hedhjen e objekteve në terren, djegia e artikujve piroteknike, përdorimi laserëve ose pajisje të ngjashme elektronike, sjelljeve të pahijshme, parulla me karakter politik, ideologjik, fetar, fyese dhe provokativ, Këto mund të dënohen me të holla apo me përjashtim nga garat e mëtejshme”.

3 komente në “Banderola për Kosovën/ UEFA nis hetim ndaj Shqipërisë”

  1. DRENICAKU says:

    Kta jane armiq te Shqipris dhe Kosoves!
    Kuj i tregojn kta qyrra se e kujt eshte Kosova .
    Shqiperia dhe shqiptaret nuk rrezikohen nga Serbia por nga Turkia .
    Serbia eshte pajtu qe Kosova eshte shqiptare por turkmuti e ka invadu Kosoven me xhamija e me zdrolana lesh arapi.
    Rrnoft Shqiperia e Gjergj Kastriotit.

  2. Drejt! says:

    Harrojini keto shqiperia fiton!!!

  3. Flamuri says:

    TE LUMTE DRENACAKU!Pajtohem plotesisht me ate qe shkrujte.Ma bukur nuk ka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje