Kombëtarja e lodhur pas Francës, priten shumë ndryshime

18 Qershor 2016, 10:10Sport TEMA

Një ditë e gjysmë pushim absolut. Kombëtarja shqiptare ka ndier shumë lodhjen e një ndeshjeje të sforcuar ndaj Francës. Vetëm dje pasdite skuadra ka dalë në terren për të zhvilluar stërvitjen e parë në prag të takimit të së dielës me Rumaninë. Që në mesnatën e së mërkurës, duke parë intensitetin e sfidës me “gjelat”, mësohet se trajneri Xhani De Biazi vendosi që ekipi të ketë më shumë kohë rikuperimi për të qenë gati në përballjen e fundit në grup.

Lojtarët u mjaftuan me masazhe gjatë së enjtes, ndërsa edhe dje e vetmja stërvitje ka qenë më shumë shkrythëse.Vetëm në fundin e seancës italiani i ka kushtuar rëndësi taktikës. Gjithsesi, burime pranë Kombëtares tregojnë se De Biazi nuk ka dashur të zbulojë asgjë sa i përket formacionit. Trajneri ka përzier grupin, në një kohë që dihet tashmë se ndaj Rumanisë do të mungoj vetëm mesfushori Burim Kukeli, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Në seancën e djeshme ra në sy mosprezenca me grupin e mesfushorit Ledian Memushaj, i cili zhvilloi stërvitje i diferencuar për shkak të një kontraktimi muskulor. Stafi mjekësor i Kombëtares konfirmon për “Panorama Sport” se vlonjati nuk ka ndonjë problem serioz që mund ta lërë jashtë takimit me rumunët, por thjesht lodhje prej ndeshjes me Francën, ku vrapoi 10.72 kilometra.

Titullarët

De Biazi pritet të bëjë ndryshime ndaj Rumanisë. I sigurtë është rikthimi titullar në qendër të mbrojtjes i Lorik Canës. Burime pranë stafit bëjnë të ditur për gazetën trajneri nuk mendon të lërë në stol kapitenin, edhe pse Ajeti bëri një paraqitje të mirë me Francën. Me Etrit Berishën të sigurtë në portë, edhe pozicionet e tjera të mbrojtjes, Hysaj në të djathtë e Agolli në majtë, si dhe Mavraj në qendër, janë të konfirmuar.

Dilema më e madhe është qendra e mesfushës, aty ku Kaçe dhe Xhaka luftojnë për një vend. Më i avantazhuar duket korçari, por nuk ka asgjë të sigurtë, në një kohë që Abrashi dhe Memushaj me shumë mundësi do ta nisin sërish si titullarë. Në krahun e djathtë të mesfushës do të rikthehet Roshi, ndërsa në të majtë rikonfirmohet Lenjani. Dilema për trajnerin ka në sulm, por gjasat janë që Sadiku të ulet në stol dhe Cikalleshi ta nisë nga minuta e parë.

6 komente në “Kombëtarja e lodhur pas Francës, priten shumë ndryshime”

  1. Bobi says:

    10 km vrap i bëj 3 herë në javë e jam top. Të dhjefsha lojtarët nëse lodhen me aq.

  2. laroja says:

    Nuk e di cfare ndodh ne rrogoz. nje gje e di me siguri:
    Shqiperia fiton dhe kualifikohet.
    Koeficienti eshte i mire. Beni feste.
    mos i ckurajoni lotovenesit:
    dy gezime ne nje dite: Leke dhe krenari!!!

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    10 apo 11km,nuk eshte ngarkes e madhe,per nje futbollist,qe luan per ekipin kombetar !
    Lojtare qe ndjejne lodhje,me kete ngarkese fizike,nuk e kane vendin,ne kombetare.
    Difekti ne ndeshje me Francen,ishte shtatlartesia ne mbrojtje,ku ne nuk kapem asnje top,ne goditjet me koke,ky difekt do jete dhe me rumunet,me te cilet kemi difernce ne shtatlartesi.
    Pasimi ne zona te ngushta,eshte nje difekt serioz I ekipit tone kombetar,mbrojtja eshte reparti me I dobet,ku topi humbet ne 2-3 pasime,ose kalon tek portiere,me kete veprim fitojme ne “statistike”,duke mos u llogaritur pasim I “humbur” !

  4. laroja says:

    … Nuk e di cfare ndodh ne rrogoz. nje gje e di me siguri:
    Shqiperia fiton dhe kualifikohet.
    Koeficienti eshte i mire. Beni feste.
    mos i ckurajoni lotovenesit:
    dy gezime ne nje dite: Leke dhe krenari!!!

  5. Niku says:

    Lojtar koti. U thone vetes profesionista. Cfar profesionisti je kur nuk perballon 90 minuta loj? Imagjinoni extra time. O zot kto do te linin lojen ne mes. Kto ishin te lodh qe sa mbaroj pjesa e pare. Te dyten e ben me breke per kembe. Turp turp

  6. lloelloqe says:

    ju trimat qe vraponi 10 km mos vraponi 10 km perkrah pogbes? Debila qe flisni pa menduar.

    E para distanca 10 km sa per dijeni eshte nder te lartat ne mesataren e futbollit
    E dyta eshte tjeter gje ta besh 10 me nje ritem qe e zgjedh vet e shume me e veshtire me nje ritem qe ndryshon nga momenti ne moment.
    Sa per informacion drejtimi i levizjes dhe shpejtesia ne nje loje futbolli ndryshojne mesatarisht cdo 5-6 sekonda. Nje mesfushor ben rreth 40 sprinte me gjatesi 30 metra ne shpejtesi maksimale.
    Cdo here qe ekipi jot ka topin ne pergjithesi duhet te vraposh me shpejt se shoku me top. Cdo here qe ekipi kundershtar ka topin idealisht duhet te vraposh me shpejt se kundershatri qe ti markon.
    Ndryshimi i ritmit, sprintet e papritura e te perserituar, pulsi 150-190 rrahje ne sekonde per kohen me te madhe te 90 minutave perbejne nje ngarkese ne organizem qe shfaqet si lodhje. Rifitimin e freskise nga lodhja e kane me te lehte moshat me te reja dhe trupat qe pushojne mbas aktivitetit.
    Profesionistet luajne nje sezon rreth 8-9 muaj me minimumi 1 ndeshje e 4 stervitje te forta ne jave. Ju garipat me siper qe flisni pa ditur jeni komplet petulla nga trute. Asnjeri nuk tha se Memushaj po “vdes” thjesht ka shenja te theksuara te lodhjes dhe ka nevoje per rifreskim. Rifreskimi i nje lojtari profesionist eshte shkence e jo gallate e mburrje duke i rene gjoksit. Ekipet e medha kane programe trajtimi per rifreskimin e mjeke te kalibrit te larte e bashku me psikologe e dietologjiste. Bohuni i cik me te thjeshte perpara se ta thoni kaq shpejt fjalen e fundit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje