Kristiano Ronaldo "dënon" Portugalinë

18 Qershor 2016, 23:04Sport TEMA

Nuk ka fitues në sfidën e dytë të grupit F, mes Portugalisë dhe Austrisë e zhvilluar në Paris në stadiumin “Parc des Princes”.

Barazimi i dytë për portugezët të cilët janë duke zhvilluar një europian larg pritshmërive. Edhe pse kanë në gjirin e tyre një nga futbollistët më të mirë në botë si Kristiano Ronaldo, sërish Luzitanët nuk e kanë shijur fitoren e parë në “Euro 2016”, ku në dy ndeshje kanë marrë dy barazime.

Një 90-minutësh i luftuar u zhvillua mes Portugalisë dhe Austrisë ku rastet për shënim nuk munguan. Luis Nani ishte më i rrezikshmi për portugezët i cili humbi dy raste në pjesën e parë, një herë i vetëm përballë portierit dhe shtylla e ndali sulmuesin portugez ti jepte epërsinë ekipit të tij.

Në pjesën e dytë Portugalia u hodh e gjitha në sulm për të gjetur golin por e kishte mjaft të vështirë përballë një mbrojtje shumë të fortë si ajo e Austrisë.

Por në minutën e 79-të Kristiano Ronaldo kishte mundësinë më të mirë për ti dhënë tre pikë kombëtares së tij, ku nga pika e bardhë e 11-metërisht nuk goditi saktë.

Pas këtij barazimi Portugalia komplikon shanset për të kaluar në fazën tjetër pasi ndeshjen e ardhshme do ta ketë përballë Hungarisë e cila ndodhet në vëndin e parë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje