Etrit Berisha: Do japim maksimumin

18 Qershor 2016, 18:56Sport TEMA

Gardiani i portës kuqezi Etrit Berisha ishte në të njëjtën linjë me teknikun Gianni De Biasi për takimin që do të luhet nesër kundër Rumanisë.

Berisha u shpreh se skuadra është mobilizuar në maksimum për të dalë fitimtare në ndeshjen e nesërme.

“Sigurisht të gjithë jemi të mobilizuar për të dhënë maksimumin në këtë ndeshje kundër Rumanisë. Kundër Francës, kemi zhvilluar një ndeshje të mirë dhe skuadra ka dhënë maksimumin. Keqardhja për mos arritjen e rezultatit, tashmë është kapërcyer. Të gjithë jemi fokusuar për të bërë më të mirën në ndeshjen e nesërme” deklaroi Etrit Berisha.

Sfida e nesërme përballë Rumanisë do të jetë mjaft e rëndësishme për Shqipërinë e cila do të kërkojë që të marrë fitoren e parë në këtë europian e cila mund të sjellë dhe kualifikim për fazën tjetër.

3 komente në “Etrit Berisha: Do japim maksimumin”

  1. BigBro says:

    O Etrit je katastrofe ne lojen me kembe. Mezi kalon mesin e fushes kur e gjuan topin. Edhe nqs e kalon e nxjerr topin ne anesore. Leja mbrojtesit ta nise topin mqs nuk di.

    1. Edkari says:

      Aman derman o zoti kryeministeri Edi Rama na le qe te fitojme me Rumanine.
      E ke kollaj fare mos fut hundet ke ndeshja duke bere gjasme po dergon
      mesazh urimi.
      Mbaje mend o kryeministri me legen se fitorja eshte e jona ne se ben si thash.
      hajt ne pill te Anetes po s’bone si thash.

  2. tr says:

    Nuk mjafton vetem mobilizimi , duhet dhe shume shanc , DO TE LUTEMI QE TE FITOJ SHQIPERIA .

    KUQEZI 1-0 RUMANI , URRAAAAAAAAAAAA .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje