Tekniku i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka dalë në konferencën për shtyp, ku ka folur për sfidën e nesërme që Shqipëria do të luajë ndaj Rumanisë.
Për De Biasin takimi ndaj Rumunëve do të jetë jëtë shumë e rëndësishme, ku shpreson që ekipi të dalë me një rezultat pozitiv për të vazhduar ëndrrën në “Euro 2016”.
“Besoj se në këtë turne djemtë kanë bërë gjëra shumë të mira por kemi paguar për shkak të gabimeve të vogla dhe nuk kemi qenë me fat. Jemi gjendur ne situata kur mund të shënonim por na ka munguar ftohtësia për të finalizuar atë që kemi ndërtuar. Jemi bazuar në cilësitë dhe aftësitë tona. Kam folur me djemtë dhe u thashë se nëse duam të kemi një histori të hapur me këtë kompeticion, duhet të shfrytëzojmë të gjitha rastet, por gjithashtu duhet të jemi të kujdesshëm edhe në mbrojtje pasi Rmania është një skuadër e rrezikshme dhe duhet të bëjmë kujdes edhe nga goditjet standarte pasi Rumania arrin t’i shfrytëzojë shumë mirë për shkak të karakteristikave që ka si skuadër.” tha De Biasi
Kuqezinjtë do të luajnë ditën e nesërme në orën 21:00 ndeshjen e tretë në këtë kampionat europian.
Jepni maksimumin,luani me shpirt dhe ne tifozet na keni me vete. Ju falet edhe eleminimi vetem luani ne menyre dinjitoze.
Le te shpresojme qe ne grupin e 4 Italia te mundi irlanden ne ndeshjen e fundit
Belgjika te mundi Suedine ose te dali barazim
Ne kete menyre Irlanda dhe Suedia ngelen me nga 1 pike ne kete grup
Ne grupin e 5 le te shpresojme qe Turqia ndeshjen e fundit te marri 1 pike ose edhe 3 pike me Cekine
Vetem nese nga keto grupe dodhin keto rezultate vetem atehere kemi shprese
Kjo me kushte qe shqiperia te fitoje rumanine
Pyetja eshte mundemi te fitojme rumanine!!!!
☆☆☆
Në doni që Kombëtarja
Të ketë shans
Të fitojë
Ndaloni Bujar tersin
Që ndeshjen ta shikojë!
O xha Gani , me mire thuaj :
” Ndaj Rumanise per te mos u kthyer ne shtepi pa pike , ose te pakten pa 1 gol te shenuar”
Kur kujtoj ato” endrra” qe ke permendur ne te kaluaren , me vjen per te qeshur :
” Franca mund ta pesoje si Brazili ne Boteror”
” Do fitojme ndaj Zvicres”
“Do I marrim pike Frances”
“Ekipet e medha kane frike te lujane me ne”
….
O xha Gani , po zgjohu more tani , boll pe endrra.
=–
Edhe dicka : Mos e permend me mungesen e fatit se eshte turp.
– Sa fat pate kur mundem Portugaline
– Sa fat pate me Danimarken ne Elbasan kur nuk u shenua ai goli ne fund nga danezet
– Sa fat pate per piket e CAS-it qe ne fushe nuk do ti kishe marre kurre.
– Sa fat pate me ate teatrin e organizuar ne Armeni.
– Ne France erdhe me paterica nga jashte fushe.
—
Ore xha Gani , po ne te paguajme per futboll jo per fallxhor.
Lere fatin menjane , dhe trego sa I afte je si trajner.
De biasi po thojn mediat franceze qe e ke rreh asistentin trapazani a eshte e vertet.?