Janë mbyllur dhe katër ndeshjet e dyta të grupit E, ku bëjnë pjesë kombëtaret e Italisë, Belgjikës, Suedisë dhe Irandës, si dhe të grupit F ku janë Portugalia, Austria, Hungaria dhe Islanda.
Grup F është një nga grupet i cili deri më tani ka dhuruar mjaft surpriza, pasi kryesohet nga dy ekipe të cilat në fillim të kampionatit ishin më pak favorite.
Hungaria dhe Islanda janë dy skuadrat të cilat kanë shfaqur një lojë mjaft cilësore dhe jo më kot kanë shanse të arta për të kaluar në fazën e 1/8-tave.
Në ndeshjen mes tyre të dyja ekipet ndanë nga një pikë duke barazuar me rezultatin 1-1. Dhe pse Islanda ishte shumë pranë marrjes së tre pikëve të para në një kampionat europian minuta e fundit rezultoi “fatale’ për debutuesit të cilët u ndëshkuan nga një autogol i mbrojtësit Saevarsson.
Ndërsa në sfidën tjetër mes Portugalisë dhe Austrisë, luzitanët zhgënjyen sërish duke mos shkuar më shumë se barazimi 1-1. Një tjetër hap fals i portugezëve që vënë në rrezik shanset për të kaluar në fazën tjetër të “Euro 2016”.
Ndërkohë në grupin E ndeshja e luajtur ditën e sotme mes Belgjikës dhe Iralndës u fitua nga belgët me rezultatin e pastër 3-0.
Tre pikët e parë për kombëtaren e Belgjikës pas humbjes që mori ndaj Italisë në ndeshjen e parë. Një fitore mjaft e rëndësishme që rrit ndjeshëm shanset për të kaluar grupin.
Ndërsa Italia me fitoren që mori ndaj Suedi arriti të sigurojë matematikisht kualifikimin për në fazën e 1/8-tave.
Axurrët janë një nga kombëtaret më të mira deri më tani me lojën e bukur që ka zhvilluar në dy ndeshjet e para.
Grupi E
Grupi F